Showbiz

“Mbretëresha ime”/Tani s’ka asnjë dyshim, DJ i njohur konfirmon romancën me Era Istrefin (FOTOT)

Këngëtarja Era Istrefi dhe DJ Julian Perreta konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë nga Mykonos ku po kalojnë pushimet së bashku.
Featured image of article: “Mbretëresha ime”/Tani s’ka asnjë dyshim, DJ i njohur konfirmon romancën me Era Istrefin (FOTOT) Foto ilustruse

Janë përfolur shumë herë për lidhje dashurie mes tyre por dyshja Era Istrefi dhe Dj Julian Perreta nuk e kishin pranuar asnjë herë më parë kaq hapur.

Ka qenë një video e postuar nga Perreta ku këngëtarja Era Istrefi shikohet duke kërcyer që ai e ka shoqëruar me mbishkrimin “Mbretëresha ime” duke i vendos pikën këtij muhabeti që Era është vetëm e atij.

Postimi i Julian Perreta

Tashmë lidhja e këngëtares me DJ-n nuk vihet më në dyshim nga asnjë. Video e postuar nga DJ është ripostuar nga Era, e cila së fundmi ka shkuar me pushime në Mykonos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ripostimi i Era Istrefit

Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj të dashurisë duke publikuar foto dhe video sa herë që janë bashkë.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment