Bota

Mbretëresha Elizabeth mbush 95 vjeç, ditëlindja e parë pas 7 dekadash pa bashkëshortin e saj në krah

  • Princ Harry kthehet në Kaliforni, nuk do të marrë pjesë në ditëlindjen e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabet
  • Ajo do të jetë e shoqëruar vetëm nga anëtarët e stafit të saj, nuk mos organizuar asnjë festë të veçantë. Kjo për arsye të pandemisë por dhe për situatën tensionuese në të cilën gjendet familja.
    Featured image of article: Mbretëresha Elizabeth mbush 95 vjeç, ditëlindja e parë pas 7 dekadash pa bashkëshortin e saj në krah mbreteresha elizabet

    BRITANI– Mretëresha Elizabet II sot mbush 95-vjeç, duke shënuar ditëlindjen e saj më të vetmuar dhe të trishtuar, pasi pas 7 dekadash ajo nun do të ketë në krah bashkëshortin e saj, Princ Philip.

    Sipas DailyMail, planet për të shënuar ditën me një portret të ri të saj do të priten sepse ajo është ende në periudhën zyrtare të zisë mbretërore për burrin e saj të dashur. Ajo do të jetë e shoqëruar vetëm nga anëtarët e stafit të saj, nuk mos organizuar asnjë festë të veçantë. Kjo për arsye të pandemisë por dhe për situatën tensionuese në të cilën gjendet familja.

    Sot është ditëlindja e saj e vërtetë, ndërsa ajo zyrtare festohet gjithmonë të shtunën e dytë të qershorit dhe shoqërohet me festime të mëdha.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Elizabeth, lindi në 21 prill 1926, në Bruton Street, në Londrën Qendrore, u rrit duke mos pritur të bëhej mbretëreshë. Babai i saj, George VI, mori kurorën vetëm kur vëllai i tij i madh Edward VIII abdikoi në 1936 për t’u martuar me një grua të divorcuar, Wallis Simpson.

    Ajo u ngjit në fron në 1952 në moshën 25-vjeçare dhe tejkaloi stër-gjyshen e saj Mbretëresha Victoria si monarku me mbretërinë më të gjatë në Britani në shtator 2015.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment