Bota

Më në formë se kurrë! Mbretëresha Elizabeth fotografohet drejtuar “Range Rover”-in luksoz

Me një palë syze të errëta dhe një shall në kokë, Mbretëresha 94-vjeçare dukej se po e shijonte xhiron në rrugët e "mbështjella" me pemë.
Featured image of article: Më në formë se kurrë! Mbretëresha Elizabeth fotografohet drejtuar “Range Rover”-in luksoz Mbretëresha Elizabet

BRITANI E MADHE- Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II është fotografuar ditën e djeshme duke i dhënë makinës së saj në fshatin Norfolk. Me një palë syze të errëta dhe një shall në kokë, Mbretëresha 94-vjeçare dukej se po e shijonte xhiron në rrugët e “mbështjella” me pemë.

Brenda në makinë ajo shoqërohej edhe nga një person i dytë edhe pse indetiteti i tij nuk dihet akoma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Mbretëresha Elizabeth

Kjo shëtitje e Mbretëreshës vjen pas deklaratës së pallatit Buckingham, se asnjë ngjarje publike në shkallë të gjerë, nuk do të mbahet në pallatin mbretëror në Londër apo në Royal Winsdor Castle deri në fund të vitit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment