Bota

Mbretëresha Elizabet fshin lotët e ulur e vetme pranë altarit në kishën ku po mbahet mesha për Princ Philip

Drejtpërdrejt përballë saj është Princi i Uellsit së bashku me dukeshën e Cornwall.
Featured image of article: Mbretëresha Elizabet fshin lotët e ulur e vetme pranë altarit në kishën ku po mbahet mesha për Princ Philip mbreteresha Elizabet

BRITANI– Mbretëresha e Britanisë Elizabet, është ulur në pjesën e përparme të ulëseve në kishë, afër altarit.

Mbretëresha e Britanisë fshinte sot lotët e detyruar të mbajë zi e vetme në funeralin e bashkëshortit të saj Duka i Edinburg, në katadralen e St George, në kështjellën Windsor.

Drejtpërdrejt përballë saj është Princi i Uellsit së bashku me dukeshën e Cornwall.

Më afër mbretëreshës, dy vende në të majtë të saj, është Duka i Jorkut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbretëresha vendosi dje që asnjë nga mbretërorët në funeral të mos mbajë uniformë ushtarake, pas kërkesës së Princ Andrew, i cili është përfshirë së fundmi në skandalin seksual të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

(d.a/dosja.al)


Lajmi kryesor/ Arkëmorti i gjithi i mbuluar me lule të bardha! Përcillet për në banesën e fundit Duka i Edinburgut, mbretëresha Elisabeth s’i mban dot lotët në kishë (ZHVILLIMET)

Shto Koment