Bota

Mbretëresha Elisabet refuzon të organizojë festë për ditëlindjen e saj, pas 7 dekadash nuk do të ketë në krah Princ Philip

Mbretëresha më 21 Prill kremton 95-vjetorin e saj të lindjes ku pas 7 dekadash nuk do të ketë bashkëshortin e saj në krah.
Featured image of article: Mbretëresha Elisabet refuzon të organizojë festë për ditëlindjen e saj, pas 7 dekadash nuk do të ketë në krah Princ Philip mbreteresha elizabet

BRITANI Mretëresha Elizabet II do të festojë ditëlindjen më të vetmuar dhe të trishtuar këtë të Mërkurë pa Princin Philip në krah.

Mbretëresha më 21 Prill kremton 95-vjetorin e saj të lindjes ku pas 7 dekadash nuk do të ketë bashkëshortin e saj në krah gjithashtu as nipi i saj princ Harry nuk do të jetë i pranishëm pasi u largua pasditen e djeshme drejt Los Anxhelos për ti qëndruar pranë gruas së tij shtatzanë.

Sipas DailyMail, planet për të shënuar ditën me një portret të ri të saj do të priten sepse ajo është ende në periudhën zyrtare të zisë mbretërore për burrin e saj të dashur. Ajo do të jetë e shoqëruar vetëm nga anëtarët e stafit të saj, nuk mos organizuar asnjë festë të veçantë. Kjo për arsye të pandemisë por dhe për situatën tensionuese në të cilën gjendet familja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa shikuesit u gëzuan nga pamja e William dhe Harry teksa bisedonin ndërsa largoheshin nga varrimi i gjyshit të tyre të Shtunën, burime thanë se një pajtim domethënës midis vëllezërve ishte ende larg.

Harry u tha dje se do të fluturonte përsëri në Los Angeles shumë shpejt pasi u pa me vëllain dhe kunatën e tij Kate për herë të parë në më shumë se një vit.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment