Aktualitet

Mbolli drogë afër stanit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Memaliaj

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin me iniciale M.Sh, pasi i janë gjetur disa fidanë kanabisi.
Featured image of article: Mbolli drogë afër stanit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Memaliaj Foto ilustruese

Memaliaj- Policia në Memaliaj ka arrestuar një 60-vjeçar me inciale M.Sh, pasi kishte mbjellë drogë në afërsi të stanit të tij në fshatin Vasjar. Policia bën me dije se po vijon intensivisht kontrollin e territorit për të evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

 

 Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë arrestimin e shtetasit M. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë. Vijon intensivisht kontrolli i territorit për evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment