
GREQI– Pesë shqiptarë kanë rënë në pranga pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Sipas mediave greke, shqiptarët janë arrestuar në rrethinat e Janinës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria e Selanikut.
Bashkë me pesë shqiptarët është vënë në pranga edhe një banor i zonës, me shtetësi greke. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit kishin mbjellë rreth 3500 fidanë kanabisi, buzë lumit Luros në Janinë.
Droga është sekuestruar, ndërkohë që të arrestuarit do të akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
(f.m/dosja.al)