Politike

Shkeli “me dy këmbë” rregullat e pandemise, Rama për Ermal Mamaqin: E kam shumë mik por ishte e pafalshme. Ka marrë gjobë

VIDEO
Rama tha se edhe pse e ka shumë mik, Mamaqin, ajo që bëri është e pafalshme dhe për këtë, aktori ka marrë gjobë.
Featured image of article: Shkeli “me dy këmbë” rregullat e pandemise, Rama për Ermal Mamaqin: E kam shumë mik por ishte e pafalshme. Ka marrë gjobë Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në konferencën që ka mbajtur sot në Rinas ku dhe po pret dozat e vaksinave nga Pfizer ka komentuar dhe veprimin e aktorit e Ermal Mamaqit, pasi ky i fundit mblodhi disa të rinjë për t’i trajnuar se si të bëhen të suksesshëm.

Rama tha se edhe pse e ka shumë mik, Mamaqin, ajo që bëri është e pafalshme dhe për këtë, aktori ka marrë gjobë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Fatkeqësisht ka shkelje të përsëritura të masave. Ermal Mamaqi nuk mund të ta japë këtë shembull që u dha shqiptarëve. Ermalin e kam mik dhe mori gjobën siç e meritonte. Pa llogaritur partitë politike përfshirë edhe njerëzit e Partisë Socialiste që harrojnë këtë fakt dhe kjo është edhe indiferencë dhe harresë. Nëse do të kemi shtrëngim masash, do të kemi në radhë të parë shtrëngim të zbatimit të këtyre masave. I kuptojmë shumë mirë studentët që duan të rikthehen në auditore. Po e shikon Komiteti me kërkesë për të pasur më shumë fleksibilitet për t’u kthyer për ato provime që nuk mund të bëhen online”- tha Rama.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment