Aktualitet

Mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti në emër të një fondacioni, Polica zbulon mashtrimin e 27-vjeçarit (EMRI)

Mësohet se i proceduar është Ajet Shira, 27-vjeç, banues në Tiranë, pasi në emër të një fondacioni mblidhte ndihma në emër të fondacionit, por të ardhurat i merrte për vete.
Featured image of article: Mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti në emër të një fondacioni, Polica zbulon mashtrimin e 27-vjeçarit (EMRI) Drejtoria e Policisë Fier

FIER- Policia ka zbuluar një tjetër rast abuzimi me ndihmat e tërmetit. Sipas një njoftimi nga blutë e Fierit, bëhet me dije një punonjës i një fondacioni në Tiranë, në mënyrë abuzive mashtronte qytetarët duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

Mësohet se i proceduar është Ajet Shira, 27-vjeç, banues në Tiranë, pasi në emër të një fondacioni mblidhte ndihma në emër të fondacionit, por të ardhurat i merrte për vete.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia evidenton një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndihmave për fondacionin, në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin Ajet Shira, 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, duke qënë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.

Gjatë ditës së djeshme, pranë një qendre tregtare në Fier, dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmeti, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore. Policia e Shtetit ju fton që për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, të telefononi në numrin 112.

Pak ditë më parë një polic u arrestua, pasi ndihmat e mbledhura nga tërmeti i çoi në banesën e tij. Altin Zeka, së bashku me gruan dhe vjehrrën kishin bërë planin dhe disa qese me ndihma nuk i dërguan tek banorët e dëmtuar nga tërmeti. Po ashtu një tjetër qytetar në Lezhë që mblidhte para në emër të Ramës u arrestua, po me akuzën e mashtrimit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment