Politike

Puna në PS vazhdon për zgjedhjet! Rama pas mbledhjes me shtabin: Do votojmë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim! Kuvendi nuk vihet në diskutim, aq më pak nga Meta

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për më shumë se 1 orë në selinë e saj drejtuesit politikë në qarqe. Në mbledhjen e sotme u diskutua lidhur me ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet parlamentare. Kreu i qeverisë doli nga mbledhja dhe siguroi kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Featured image of article: Puna në PS vazhdon për zgjedhjet! Rama pas mbledhjes me shtabin: Do votojmë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim! Kuvendi nuk vihet në diskutim, aq më pak nga Meta Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Rama mblodhi sërish këtë të hënë në takimin e përjavshëm drejtuesit politikë të qarqeve në vend. Mbledhja mes socialistëve nisi që në orën 09:00 në selinë e PS-së dhe u zhvilluar për më shumë se një orë, ku edhe u diskutua lidhur me ecurinë e përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Pas takimit me socialistët, Rama qëndroi disa minuta edhe për gazetarët e mbledhur para selisë, duke u deklaruar i prerë se Kodi Zgjedhor, i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

Sipas kreut të qeverisë, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak presidenti Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshimet e bëra nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor do të kalojnë sërish për rishqyrtim në Kuvend këtë të enjte, pasi kreu i shtetit e ktheu pas me pretendimin se ishin anti-Kushtetuese. Kësaj herë, Kuvendi do ta kalojë sërish projektligjin me ndryshime, në bazë të ligjit duke u miratuar pa pasur më nevojë për “ok” e kreut të shtetit.

(a.b)/dosja.al

  • 10:25

    Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve/ Rama: Kodi Zgjedhor do të votohet pa asnjë ndryshim, nuk e diskuton askush, as Meta


    Kryeministri Edi Rama, pas daljes nga takimi në selinë rozë, kreu i mazhorancës foli para gazetarëve ku nuk kurseu sërish polemikat me presidentin Ilir Meta. Rama deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim. Sipas tij, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Presidenti Ilir Meta.

    Rama: “Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimi pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është vituar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

Shto Koment