Politike

15 mln euro borxh nga BERZH për përballimin e Covid-19, marrëveshja fut në sherr Manastirliun me Hajdarin, deputetja: Po merrni para për fushatë! Miratohet dhe përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty-t, rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin për Policinë e Shtetit”

Kuvendi miratoi sot marrëveshjen me BERZH prej 15 milion eurosh. Kuvendi miratoi edhe komisionin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Sot u miratua me 92 vota pro dhe 6 kundër edhe marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të ndërtojë 2 mijë shtëpi në Durrës. Dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për “Policinë e Shtetit” u rrëzua nga Kuvendi me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro.
Featured image of article: 15 mln euro borxh nga BERZH për përballimin e Covid-19, marrëveshja fut në sherr Manastirliun me Hajdarin, deputetja: Po merrni para për fushatë! Miratohet dhe përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty-t, rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin për Policinë e Shtetit” Seanca plenare sot
Përditësuar:

TIRANË– Kuvendi miratoi sot marrëveshjen me BERZH prej 15 milion eurosh. Gjatë seancës së sotme plenare, u miratua kjo marrëveshje me 94 vota pro dhe 4 kundër, e cila shkaktoi edhe debat mes ministres Ogerta Manastirliu e deputetes Rudina Hajdari. Manastirliu tha se këto para do të ndihmojnë sistemin shëndetësor në përballimin e pandemisë së Covid-19.

Por, Hajdari, shtoi se këto para mbushin vetëm xhepat e zyrtarëve dhe nuk ndihmojnë aspak qytetarët e prekur nga tërmeti dhe pandemia. Hajdari tha gjithashtu se këto para po merren për fushatë, pasi shuma që marrin qytetarët është shumë e vogël në krasim me borxhin. Debat shkaktoi edhe mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministres Elisa Spiroapli. Murrizi u shpreh se pavarësisht borxheve, familjet kanë marrë vetëm 170 euro ndihmë në muaj. Ndërsa Spiropali shtoi se buxheti nuk është “Sofra e Sudes”, teksa shtoi se projekti për rindërtimin që ka bërë qeveria shqiptare është më e mira e të gjitha kohërave.

Kuvendi miratoi edhe komisionin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n. Dosja.al raportoi dje dhe emrat që do përfaqësojnë palët në këtë komision. Ata do të jenë përfaqësues Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj ndërsa nga opozita parlamentare përfaqësuesit janë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për “Policinë e Shtetit” u rrëzua nga Kuvendi me 83 vota kundër dhe vetëm 9 pro. Ky dekret hapi debat mes ministrit Lleshaj dhe deputetit Halit Valteri. Ishte ky i fundit që akuzoi Lleshajn se po u jep kompetenca të tepërta efektivëve, pasi mes tyre ka edhe të kqëinj. Lleshaj e pohoi se ka efektivë policie që shkelin ligjin dhe bëjnë edhe krime me armën e shërbimit, pork jo nuk do të thotë që do t’i lënë ato pa piatoleta.

Më pas, fjalën e mori Balla, i cili tha se Meta bën sikur i do shumë efektivët e Polciisë së Shtetit, por në fakt, gjatë natës takohet me ish-efektivë të përfshirë në krime. Balla i bëri thirrje Metës që të mos mbajë më peng buxhetin e vitit 2021. Sot u miratua me 92 vota pro dhe 6 kundër edhe marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të ndërtojë 2 mijë shtëpi në Durrës.

(f.m/dosja.al)

  • 13:21

    Rrëzohet me 83 vota kundër dekreti i Metës për ligjin për Policinë e Shtetit

    Dekreti i Presidentit Ilir Meta është rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Me 83 vota kundër, Kuvendi vendosi që të rrëzojë dekretin e Kreut të Shtetit. Dy ditë më parë, Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Metës për ligjin për policinë.

  • 13:16

    Miratohet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-t, merr 85 vota pro

    Kuvendi i Shqipërisë miraton me 85 vota pro përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-t. Dosja.al raportoi dje dhe emrat që do përfaqësojnë palët në këtë komision. Ata do të jenë përfaqësues Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj ndërsa nga opozita parlamentare përfaqësuesit janë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.

  • 13:09

    Miratohet me 94 vota pro marrëveshja 15 mln euro me BERZH për përballimin e Covid-19

    Miratohet marrëveshja me BERZH. Me 94 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshja 15 milion euro me BERZH mori dritën jeshile. Këto para, siç tha dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të shkojnë në përbllimin e situatës së Covid-19. Sipas Manastirliut, do ketë shtim pajisjesh, do ketë infrastrukturë për komunikimin e familjarëve me të sëmurët dhe shtim stafi në spitalet Covid.

  • 13:10

    Elisa Spiropali: Buxheti nuk është 'Sofra e Sudes'


    Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mohuar akuzat se buxheti i shtetit shpërdorohet nga qeveria, megjithëse vendi është në krizë dhe do të duhet të ndihmoheshin bizneset me një paketë tjetër, propozim i Hajdarit. Por Spiropali tha se borxhi është nën kontroll, dhe se buxheti nuk është “Sofra e Sudes”, (krahasim me personazhin e njohur të firmave piramidale). 

     “Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali.
  • 12:50

    “Përfshihen në punë të pista”/ Lleshaj-Valterit: Ka dhe policë që vrasin, t’i lëmë pa pistoleta?


    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj replikoi sot me deputetin Halit Valteri përsa i përket dekretit të Presidentit Ilir Meta për ligjin për Policinë e Shtetit. Në Kuvend, deputeti Valteri tha se nuk e ka pasur asnjëherë ‘qejf’ Metën si politikan, por duke parë se ç’po ndodhë ëhtë detyruar që ta pëlqejë. “S’e kam pasur kurrë qejf Metën si politikan, por po na detyroni ta pëlqejmë. Kjo e ligjit për Policinë e Shtetit është zgjrim kompetencash. Nuk kemi siguri që do drejtohen zgjedhjet, ka policë të përfshirë në shumë çështje,”- tha Valteri. Këtyre fjalëve, ministri Lleshaj iu oërgjigj duke bërë një paralelizëm. Lleshaj shtoi se ka vërtet policë dhe do të ketë, që përfshihen në gjëra të paligjshme. Ministri shtoi se kompetencat shkojnë bashkë me përgjegjësinë ligjore. Ai theksoi gjithashtu se ka edhe policë që mund të vrasin me armën e shërbimit, por jo për këtë arsye do të lihen pa pistoleta. “Ka pasur sigurisht dhe do të ketë policë që përfshihen në punë të këqija. Kjo nuk do të thotë që kompetencat të mos u jepen sepse mund të keqpërdoret. Përshembull një polic ka kompetencë që të marrë armë, por mund të vrasë dikë në mënyrë të paligjshme. Çfarë të bëjmë? Të mos u lëmë armë? Kompetencat jepen bashkë me përgjegjësitë ligjore. Kështu është edhe për zgjedhjet, policia është për sigurinë e zgjedhjeve. More zotëri, policia varet nga ligji dhe jo nga Ministri i Brendshëm,”- tha Lleshaj.

  • 12:17

    Akuzat e Murrizit, Spiropali: Gjithçka të duket si gafat e Bashës, qeveria ka bërë projektin më të mirë të të gjitha kohërave


    Ministrja Elisa Spiropali u është përgjigjur akuzave të opozitarëve në lidhje me akuzat për buxhetin. Nga Kuvendi, Spiropali tha se projekti i rindërtimit që ka haruar qeveria e kyeministrit Edi Rama, është më e mira e hartuar ndonjëherë. Spiropali tha se do të ndërtohen mijëra shtëpi. dhe janë gjithsej 175 kompani të kontratuara që kanë marrë në punë mijëra njerëz.

    “Ndoqa me vëmendje faljet e opozitarëve të nderuar, Murrizit dhe Gjonit. Duhet ta dini se në ato deklarata ka shumë ngatërresa. Dhe meqë doni një bilanc po jua bëj tani pasi Murrizi ngaqë ka qëndruar shumë në atë parti, mendon se gjithçka është si gafat e Bashës, që vijnë e ikin pasi janë vetëm fjalë. Nuk punojnë tre-katër kompani për të marrë ndonjë votë, siç thuhet rëndom. Janë gjithsej 175 kompani. Projekti për rindërtimin është projekti më efikas që ka bërë një qeveri në 30 vite punë. Janë bërë mijëra ndërtime,”- tha Spiropali.

  • 13:59

    Murrizi-Spiropali: E keni bërë Fondin Shqiptar të Zhvillimit një super ministri, s’i kërkon llogari askush, zbriteni atë zotëri nga aty ku është


    Deputeit Myslim Murri i është drejtuar deputetes dhe ministres Elisa Spiroapli. Nga Kuvendi, Murrizi tha se Fondi Shqiptar i Zhvillimit është bërë një super ministri që nuk je as llogari. Murrizi kërkoi që ta zbresin atë ‘zotërinë’ që e drejton këtë institucion dhe t’i tregojnë vendin. “Zonja Spiropali, e keni bërë Fondin Shqiptar të Zhvillimit një super ministri. Dhe absolutisht prej vitesh lëvron para nga xhepat e shqiptarëve dhe thotë se nuk varet nga qeveria shqiptare. Zbriteni atë zotëri nga aty dhe tregojini se kush është,”- tha ai.

  • 12:37

    Ligji për Policinë e Shtetit/ Balla-Metës: Mjaft bëre politikë me dekrete, natën takon ish-policë të përfshirë në krime, po mban peng dhe buxhetin

    Taulant Balla ka akuzuar Presidentin Ilir Meta se shoqërohet me ish-efektivë që janë larguar nga Policia e Shtetit për shkak se janë përfshirë në aktivitete kriminale.Nga Kuvendi, Balla tha se Meta me dekretin për ligjin e Policisë së Shtetit, bën sikur i do efektivët, por në të vërtetë përfshihet ‘natën’ me ata të inkriminuarit. Balla shtoi gjithashtu se edhe buxheti i vitit 2021 nuk është formosur ende dhe po mbahet peng nga Presidenti Meta.“Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për policinë e shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin. Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit. Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit. Është e patolerushme, është e papranueshme që Ilir Meta të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turp, vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinës,”- tha Balla.

  • 11:57

    Pandemia dhe lekët e tërmetit, Murrizi: I hëngërt mortja europianët që s’na marrin shembull, 110 mln euro do shkojnë për buzëkuqe e rrush e kumbulla kur këtu kulmon varfëria


    Deputeti Myslim Murrizi ka folur në lidhje me borxhin e marrë nga qeveria shqiptare. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Murrizi tha se nga lekët e marra, familjet e dëmtuara nga tërmeti marrin vetëm 170 euro ng shteti. Deputeti shtoi se këto para në fakt përfundojnë në duart e qiradhënësve dhe jo për të ndihmuar vërtetë qytetarët. Murrizi komentoi edhe 110 milion eurot që do të shkojnë për ‘ridnërtimin’ dhe rijetësimin e veprave të kulturës në katër bashki. Sipas Murrizit, nuk është momenti për të bërë shpenzime për rrush e kumbulla apo për buzëkuqe, në një kohë kur këtu sundon varfëria. “I hëngërt mortja qeveritë europiane që nuk vijnë këtu që të marrin shembull se sa mirë e kemi menaxhuar ne paneminë. I dëgjoj me vëmendje këta të PS-së që flasin dhe me shifra. Zoti Beqaj foli dhe për lekët që kanë marrë në xhepat e tyre. Tha se 23 mln euro qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i kanë marrë në xhepa. Por për 14 mijë familje, I ie 170 euro në muaj për familje. Ky nuk është përfitim. Qiraja nuk është në xhepat e tyre, porn ë ato të qiradhënëse. Nëse kërkoni që ta trumbetoni si sukses të madh për 14 mijë familje të lëna në mes të 4 rrugëve, qofshi ju që jeni. 110 mln euro do të merren për katër bashki dhe ju paskeni ndërmend të restauroni dhe veprat të llojit kulturor. Do të ishte shumë mirë në një kohë tjetër, por jo sot. Këto para nuk po shkojnë për të zhdukur varfërinë por për rrush e kumbulla dhe për buzëkuqe. 15 mln euro merren nga BERZH. Asnjë shpjegim nuk është dhënë në lidhje me këto shpenzime. Respektoj çdo punë për bluzat e bardha, por më vjen shumë për të qeshur kur dëgjoj laborantë. Cilët laborantë? Ato që keni marrë me koncension,”- tha Murrizi.

  • 11:35

    Thirrja e Ralf Gjonit: Kuvendi është kthyer në vatër infeksioni, s’ka ajrim! Këtu po bëhet krim me çmimet e tamponëve, në Napoli bëhet nami për 20 euro


    Deputeti Ralf Gjoni u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij që të mos flasin nga foltorja e Kuvendit. Gjoni, nga vendi i tij në Kuvend tha se salla është kthyer në një vatër infeksioni dhe se duke dalë tek foltorja e përhapin të gjithë Covid-19. “Në radhë të parë ju them që të flisni nga vendi i Kuvendit sepse këtu është bërë një vatër infeksioni. Duhet të dini që Kuvendi i Shqipërisë nuk ka ajrosje natyrale dhe mjaft e përhapëm koronavirusin, duke dalë të gjithë e duke folur aty. Filtrimi i ajrit që bëhet këtu është vetëm nëpërmjet një pajisjeje, që qarkullon të njëjtin ajër dhe infekton çdo punonjës të Kuvendit,”- tha Gjoni. Më pas deputeti komentoi edhe borxhet e marra nga qeveria shqiptare. Ai bëri thirrje që të bëhet diçka për çmimet e kripura në spitalet private në Shqipëri, duke e krahasuar me Napolin, ku sipas Gjonit, bëhet nami për 20 euro.  “Por ju vijoni të merrni borxhe. Që këtu ka korrupsion miliarda euro, këtë e di i madh dhe i vogël. Këto para përfundojnë në xhepat e zyrtarëve. Në Shqipëri njerëzit që kalojnë Covid-19 harxhojnë lekët e dynjasë. Në Napoli bëhet name kur njerëzit nuk kanë 20 euro për tampon, kurse këtu ka shkuar 120 mijë lekë tamponi në provat. Unë e kalova vetë me 300 mijë lekë se nuk para simptoma të rënda. Jo të gjithë zgjedhin që të besojnë shëndetin në dorën e mjekëve shqiptarë, jo të gjithë mjekët janë pozitivë. Sot kemi mjekë familjeje që thyejnë urdhërat e Ministrisë së Shëndetësisë në kurriz të pacientëve. Këtu i mbysin me kortizonë dhe antibiotikë. E dini ju ç’do të thotë kortizon për një person që kalon Covid-19 në shtëpi, me 37 e gjysmë temepraturë. Është krim. Ne këtu nisim e marrim borxh dhe diskutojmë për raportin e Dick Marty. Duhet të përgatitemi sepse na pret një dimër i zi,”- përfundoi Gjoni.

  • 11:27

    15 mln euro nga BERZH, Hajdari: Ku po shkojnë këto para? A do përdoren për fushatë? Jepuni nga 1 mijë euro bizneve të vogla


    Deputetja Rudina Hajdari folir rreth borxheve të marra nga qeveria e Shqipërisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Hajdari tha se gjithë këto para nuk janë shfrytëzuar për të shkuar në xhepat e shqiptarëve për të përballuar krizën e shkaktuar nga Covid-19, por ata marrin një shpërblim shumë të vogël. Sipas Hajdarit, Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë borxhe por jep shumë pak ndihmë. “Sipas kësaj marrëveshjeje me BERZH, qeveria Rama do të marrë 15 milionë euro për të përbaluar pandeminë e Covid-19. Deri më tani janë marrë 1.2 mld euro. Ku i çojnë paratë që marrin borxh? Pyetja që lind është se kur kemi një deficit të ulët, pse vazhdojmë të marrim borxh? Është ky një lloj likuiditeti për fushatën që po vjn? Qeveria Rama nuk ka çuar as 150 mln euro për përballimin e krizës. Shëndetësia ka marrë vetëm 20 mln euro shtesë. Rama është kryeministri i vetëm në rajon që merr më shumë para borxhe dhe ofron ndihmën më të vogël për qytetarët. Të gjitha këto financimë janë vetëm për të hapur fushatën e radhës. Gjithsej janë kontribuar vetëm 150 mln euro. Pse marrim kaq shumë borxhe, kur nuk ishte synimi që t’i përdorim? Pse morëm 1.2 mld euro borxh. Pse të mos japim një paketë të tretë ndihmë për përballimin e krizës. Kriza është shumë e thellë por në këtë sallë nuk e shikoj fare. Pse nuk u bëhet një transfertë bizneseve të vogla? Miratoni një paketë të tretë që të paktën tq mbulojnë kostot fikse, si qiranë dhe taksat. Kjo ndihmë do stimulojë në shtimin e pridhimit. Me aq para duhet tu kishim dhënë 1000 euro të paktën 100 mijë bizneseve që kanë kaluar krizë. Ne lekët borxh i kemi marrë, interesat po i paguajmë, por të paktën të bëjmë diçka të mirë,”- tha Hajdari.

  • 11:25

    15 mln euro marrëveshje me BERZH/ Manastirliu: Do përdoren për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, do kemi pajisje shtesë dhe platform komunikimi me qytetarët

    Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për 15 milion eurot nga BERZH. Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Manastirliu tha se me këto para do të jenë në ndihmë të përballjes se sistemit shëndetësore me emergjencën e COVID-19. Sipas Manastirliut, këto para do të ndihmojnë për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, në rritjen e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të, në rehabilitimin dhe fuqizimin e pajisjeve për Spitalin Infektiv.

    “Sot kemi një tjetër marrëveshje që do të diskutojmë për të vendosur në planin e përballjes me emergjencën COVID-19 aspektin e rëndësishëm të mbështetjes financiare të sektorit shëndetësor. Buxheti për vitin 2021 për shëndetësinë rritet me 23 për qind përfshirë këtu edhe të gjitha ato angazhime që Qeveria ka marrë për rritjen me 40 përqind të pagave. Kemi rritur edhe mbështetjen direkte për të gjitha ato nevojë që lidhen me parandalimin e infeksioneve. Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshje me BERZH, do të forcojë kapacitetet e sistemit shëndetësor. 15 milionë euro të përdoret për tre komponentë kyç: Së pari për parandalimin e përhapjes së infeksioneve. Së dyti përmes rritjes e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundjet që lidhen me të. Do të kemi rehabilitim dhe fuqizim e pajisjeve për Spitalin Infektiv. Së treti përfshihen masat për distancimin fizik dhe e gjithë platforma e komunikimit të riskut me qytetarët, konsulta mjekësore në distanca, komunikimi i masave përmes medias,”- tha Manastirliu.

Një Koment në “15 mln euro borxh nga BERZH për përballimin e Covid-19, marrëveshja fut në sherr Manastirliun me Hajdarin, deputetja: Po merrni para për fushatë! Miratohet dhe përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty-t, rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin për Policinë e Shtetit”

  1. Per Dickun …do diskutojn DICKAT parlamentar tan …???? Po keta jan te ter nga koka ke komet Dick ..

Shto Koment