Dosja ‘McGonigal’/ Publikohen pamjet e kryeministrit krah Nezës në SHBA, ish-agjenti darkonte me ‘Personin A’ e Gjicin, Rama ende 'i zhdukur'
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
ME VIDEO/ Agron Neza me kryeministrin Rama e Xhaçkën në SHBA, i ftuar në ceremoninë e rëndësishme për ...
Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në Kosovë, dëshmitarët: U qëlluan në makin&...
Operacioni Fijet, 'hiqen' 3 kamera në Memaliaj dhe 1 në Burrel, 2 persona nën hetim (VIDEO) 28 Janar, 14:26 Kam...
Trafiku i drogës Itali-Shqipëri/ Zbardhen PËRGJIMET e grupit: Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri 28 Janar, 12:31 ...
TIRANË– Debate, batuta dhe përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Seanca plenare e sotme, nisi që në fillim me debate, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla vendosi miratimin e rendit të ditës. Debati nisi për uljen e minutashit me 360 minuta, vendim që opozita e cilësoi si ta padrejtë dhe tentativë për të mbyllur gojën.
Por asgjë nuk u mor parasysh pasi kryetarja e Kuvendit u shpreh se është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.
Kur vendimi për të vijuar me seancën ishte marrë, në Kuvend mbërriti edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u konfliktua ashpër me deputetin socialist, Eduart Shalsi. Por ky ishte vetëm fillimi! Njëri pas tjetrit, Basha pati replika me kryeministrin Edi Rama, ku nuk munguan akuzat dhe sulmet politike. Si sfidë ndaj Ramës, Basha i përmendi me emra personat që i cilëson si oligarkë, Samir Manen dhe Shefqet Kastratin. Këta të fundit, numri një i opozitës, i cilësoi si përfitues të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe rritjet e çmimeve.
Këto akuza për Ramën ishin “gjoba” të Bashës, për të cilat me kalimin e kohës nuk do të fliste më. Sa i përket kërkesës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Becchetti”, kreu i qeverisë ka pasur vetëm një përgjigje; Nuk do të ndodhë! Rama tha se çështja nuk kishte marrë vendim të formës së prerë, e se një komison do të bëhej material për avokatët mbrojtës të palës tjetër. Vendimi i referohet një vendimi konfidenacial dhe nuk ka asgjë publike nga gjykata, shtoi më tej kryesocialisti. Sa i përket krizës së energjisë elektrike, Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se 200 mln eurot për blerjen e energjisë nuk janë borxh, por janë garanci për të mbrojtur familjet shqiptare duke theksuar se çmimi nuk do të rritej për asnjë moment. Ndërsa Basha, në emër të PD-së paralajmëroi një padi në SPAK për të gjitha shkeljet dhe abuzimet që sipas tyre janë bërë në sektorin energjetik në vend.
Megjithatë nuk munguan kunjat e thumbat ndaj njëri-tjetrit. Rama i tha kryeopozitarit Basha se ka nisur që të ngjaje më Sali Berishën, ndërsa numri një i PD-së edhe pse i sulmua së fundmi nga ish-kryeministri, e ka cilësuar si “usta”. Po ashtu shtoi se 16 vite bashkëpunim me të, nuk do t’i hidhte kurrë poshtë! Më pas, debatet janë vazhduar nga deputetët e tjerë, ku Erion Braçe dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i kanë kthyer gjithashtu përgjigje liderit të Partisë Demokratike.
Në fund, Kuvendi vendosi që të miratonte ngritjen e Komisionit Hetimor për “25 prillin” me 123 vota pro, por rrëzoi, ashtu siç e paralajmëroi vetë Rama, atë për “Becchettin” me 46 vota pro dhe 77 kundër. Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme. Për këtë çështje edhe palët ranë dakord. Ndërsa maxhoranca rrëzoi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimin e buxhetit për vitin 2021.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE
ORA 18:41
‘30 qershori’ në Venecia/ Balla: Zgjedhjet e tjera do jenë në vitin 2023
ORA 18:35
‘Votat e pavlefshme’/ Balla ‘ankohet’ për zgjedhjet e 25 Prillit: PS humbi 4 mandate
ORA 17:49
VD-Satelitët,Këlliçi ironizon: Mos u çudisni, do hapim tender për rrugën e qumështit
ORA 17:46
VD-“Unaza”, Salianji: Qeveri që prodhon skandale, aferë korruptive
ORA 17:45
VD-“Becchetti”, Alibeaj: Lekët t’i paguajë Rama, jo shqiptarët
ORA 17:43
Duma: “Beccheti”, sagë mashtrimesh e faturë e rëndë për shqiptarët
ORA 17:40
Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, rrëzohet “Bechetti”
ORA 16:58
“SMS-të që të çon”, Bardhi përplaset me Nikollën, Balla: Të ngeli në gojë emri im…
ORA 16:30
PS kërkon shtyrjen e votimit për një Komision, Bardhi: Pengon hetimin, biem dakort
Ora 15:45
Balluku-PD: Latë pas një kufomë! Në 2010 u ble energji, pse? Ishte viti më i mirë
ORA 15:28
FOTOT: Pëshpërimat e Bardhit me deputetët në Kuvend! Rama sheh me nerva Ballukun
ORA 15:00
Gafa e Bujar Leskajt, ngatërron mbiemrin e deputetit. Balluku: Çojeni dosjen në SPAK
ORA 12:59
Braçe-Bashës: Kollaj përmend emra! Në darkë shkon e fle tek kompleksi i Samir Manes
ORA 12:57
Debati për energjinë/ Ahmetaj: Nuk do rritet çmimi. Tabaku: Ju nuk keni vizion
ORA 12:51
‘I do emrat?’/ Basha-Ramës: Mos i bëj presion Gledis Nanos që të mos veprojë
ORA 12:42
‘Të na vini anash’/ Ahmetaj: Patronazhisët janë zemrat e zjarrta të PS
ORA 12:37
MESAZH Amerikës? Basha-Ramës: Do të çojmë ku e ke vendin, sa ti dalin ‘kicat’ SPAK
ORA 12:32
‘Je qesharak’/ Basha: Ti ke ardhur ose të kanë sjellë nga Parisi, aktor i mjerueshëm
ORA 12:22
Rama-Bashës: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për bashkëqeverisje
ORA 12:14
E përmendi Basha! Rama mbron Kastratin: Ti vë gjoba, shko në SPAK!
ORA 12:13
‘Paqe’ me Berishën? Basha i drejtohet Ramës: Zemra të rreh për ustain
ORA 12:08
‘E qeshura të del me vështirësi..’/ Rama-Bashës: Vjen i fundit, zgjohesh vonë
ORA 12:06
Basha flet PRERË: Nisëm pastrimin! S’pështyj mbi 16 vitet që kalova me Berishën
ORA 12:01
Basha përmend me emra “oligarkët” e Ramës: Nga Çet Kastrati te Samir Mane
ORA 11:54
‘S’ke faj se sa herë më sheh…’/Basha-Ramës: 4 vitet e para s’ti kisha mësuar hilet
ORA 11:49
I tha ‘Mos imito Berishën’! Basha i drejtohet Ramës: Unë jam vetja
ORA 11:40
‘Becchetti’/ Rama: Vendimi është konfidencial, po bëheni palë kundër Shqipërisë
ORA 11:32
Rama këshillon Bashën: La voce de padrone ka ikur te Foltorja, gjej tjetër
ORA 11:29
VD-Rama: Vitin tjetër satelitët shqiptarë në orbitë, ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’
ORA 11:29
Rama-Bashës: Me çmimet e rrugëve ke pas një raport më të shtrëmbër se me aritmetikën
ORA 11:19
Rama: Ekonomia po ringrihet fuqishëm, thotë FMN-ja, shqip dhe anglisht
ORA 11:12
Ofendimet e Bashës, Rama e ngacmon: Mos imito atë, dukesh si personazhi i “Qajtores”
ORA 11:10
Basha-drejtësisë: Shqiptarët ju presin, në vend të gotave duhet të trokisnin prangat
ORA 11:04
Basha: Krijuat dëm ekonomik prej më shumë se 40 milionë euro
ORA 10:53
Kriza energjitike në vend, Basha: Nesër depozitojmë kallzimin penal në SPAK
ORA 10:51
Plani për krizën, Basha: 200 mln euro për OSHEE, mëlcitë iu varën në qafë ujkut
ORA 10:44
Kuvendi nis me DEBATE, shkak minutazhi për të drejtën e fjalës (PËRPLASJET)
ORA 10:36
VD: PLASI! Basha s’përmbahet, shan Shalsin: Injorant! Plehrë! Ta përplas kokën unë
ORA 10:31
VD-Balla: O Tritan, e kuptoj se ‘Foltorja’ ka probleme, më lër të vazhdoj
ORA 10:21
VD-360 minuta, pak për opozitën? Shehu i revoltuar, Rama: Po të jetë për mua…
ORA 10:18
VD-Bardhi acarohet me Nikollën: Ndërprit seancën, Rama u kërkon që ne mos të flasim
ORA 10:09
Basha shkarkoi Nokën! Ferdinand Xhaferraj i merr vendin te komisioni i sigurisë
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
100 ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për policinë e shtetit, në vend janë regjistruar 12 vrasje me 13 viktima ose 7 më pak se për të njëjtën periu...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar likun e faqes zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit ku shihet i publi...
TIRANË– Nëntë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Sias njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 732 testime, 495...
LEZHË– Një perosn është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, pasi iu gjetën në banesë dy granata luftarake dhe një ndezës i montuar. 52-vje&...
TIRANË– Avokati, Sokol Hazizaj depozitoi në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkesën për shtyrjen e vendimit për “arre...
TIRANË- Fotoja e mëposhtme është shkrepur nga spitali “Nënë Tereza” në Tiranë. Në të shihet një e moshuar e cila po i jep një pako me ushqim pa...
TIRANË – Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Dorian Metlija ka apeluar vendimin e Gjykatës, e cila vend...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës për kohën që seci...
PUKË– Një operacion anti-kanabis, i koduar “Ars”, ka vendosur në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për kultivim kanabisi. Gjatë operacionit u sekue...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu një delegacion republikan nga Senati Amerikan, të cilët i sh...