Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, vendos datën e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë

Anëtarët e KE-së, pasi u njohën me propozimet e paraqitura nga Sektori i Garave, kanë shqyrtuar e më pas miratuar propozimet përkatëse përmes një vendimi qarkullues.
Featured image of article: Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, vendos datën e fillimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë Komiteti Ekzekutiv i FSHF

SHQIPËRI-Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar të martën datat e nisjes dhe përfundimit të edicionit për sezonin 2020-2021 për të gjitha kompeticionet. Anëtarët e KE-së, pasi u njohën me propozimet e paraqitura nga Sektori i Garave, kanë shqyrtuar e më pas miratuar propozimet përkatëse përmes një vendimi qarkullues.

Sezoni 2021-2022 do të startojë më datë 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe do të përfundojë më datë 31 maj 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022, ndërsa edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

Etiketa:

Shto Koment