Politike

Mblidhet Komisioni i Sigurisë/ Lefter Maliqi: Qeveria duhet të anulojë tenderat, ende asnjë përgjegjës për Thumanën

Maliqi ka theksuar se duhet të rinisë ndërtimi në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Featured image of article: Mblidhet Komisioni i Sigurisë/ Lefter Maliqi: Qeveria duhet të anulojë tenderat, ende asnjë përgjegjës për Thumanën Lefter Maliqi, deputet.
Përditësuar:

Tiranë- Nis mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, por diskutohet për kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e gjendjes së fatkeqȅsisë natyrore deri më 31 mars 2020. Lefter Maliqi u shpreh se qeveria duhet të anulojë tenderat.

“Qeveria duhet të anulojë tenderat. Të nisë rindërtimit në zonat e prekur. Ende nuk ka përgjegjës për rastin e Thumanës. Qeveria duhet të anulojë tenderat, PPP-të. Qeveria PPP i do për oligarkët dhe mendjen e ka te aktrimi në televizor. Jam dakord të shtyhet 3 muaj apo 6 muaj por të mos përdoret për show. “, u shpreh Lafter Maliqi.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit që të zgjatet gjendja e fatkeqȅsisë natyrore deri më 31 mars 2020. Kërkesa përfshin tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në relacion, theksohet se duke pasur parasysh se lȅkundjet e tȅrmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacíonale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjík  pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dȅme materiale, mijëra banesa janë dȅmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dȅme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment