Politike

“Ligjet” rrëzojnë një tjetër dekret i Metës, debati për faturat e luksit, Gjonaj: Janë lajme të rreme

  • Debate në Komisionin e Metës. Rrëzohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore.
    Featured image of article: “Ligjet” rrëzojnë një tjetër dekret i Metës, debati për faturat e luksit, Gjonaj: Janë lajme të rreme Foto nga mbledhja në Komisionin e Ligjeve.

    Tiranë- Ditën e sotme është mbledhur sërish Komisioni i Ligjeve ku është rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në mbledhje ka pasur debate mes relatorit të çështjes Bashkim Finos dhe këshilltarit ligjor të Metës, Bledar Dervishaj.

    Fino është shprehur se nuk gjen arsyen pse i gjithë relacioni është drejtuar kundër tij. Ai ka theksuar mesa duket presidenti e ka personale me të.

    “Më vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje se i gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Mesa duket presidenti e paska personale. Nëse ju e keni personale më thoni që kam relator kushtetues. Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar kuvendi dhe i di shumë mirë procedurat/ Në komision ka një relator. Edhe komisioni dhe relatori bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktikë e ka ndjekur Meta, po e ndjek dhe unë. unë jam relator kushtetues Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrëzojmë dekretin e presidentit për këto nene”, tha Fino. Dervishaj tha se me ndryshimet në këtë ligj,  krijohen me një kompetence e re e autoriteteve vendore.

    Nuk kam munguar edhe debatet për faturat e luksit mes ministres Gjonaj dhe deputetit Andi Përmeti.

    Disa ditë më parë Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i hapi rrugë koncesioneve të dy segmenteve rrugore, Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, duke rrëzuar dekretet e Presidentit.  Bashkë me to rrëzoi edhe tri dekrete të tjera që presidenti Ilir Meta, i ktheu mbrapsht për rishqyrtim, pasi ishin votuar në Kuvend. Dekretet e rrëzuara të Metës janë ato për “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare” dhe ligjin për Koncesionet, PPP-të dhe zhvillimin e territorit dhe për ndërtimin me koncesion të segmenteve rrugore Orikum – Dukat dhe Milot- Balldren.

    J.V/Dosja.al

    • 11:58

      'Ligjet' debat për faturat e Maznikut/ Përmeti: 700 euro nata në një hotel. Ndërhyn me shpejtësi Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

      Në komisionin e Ligjeve kanë vijuar debatet për dekretet e Presidentit Ilir Meta.  Pasi është rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore foli edhe deputeti Andi Përmeti. Ndër të tjera ai përmendi edhe skandalin me faturën e Maznikut.
      “Shpërdorimin për luks të parave publike në rastet kur një person që ushtron funksione publike zgjedh të paguaj 700 euro nata në një hotel nga taksat e shtetit me të varfër në botë. Kaq i detyrohemi taksapaguesve?”, është shprehur Përmeti. Menjëherë ka ndërhyrë Gjonaj e cila i ka kërkuar deputetit të mos bjerë pjesë e lajmeve të rreme.
      DEBATET:

      Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personalisht kam propozuar disa ndryshime/përmirësime të neneve, të diskutuara me Znj. Xhina dhe Znj. Hysi. Unë besoj që është bërë një pune e mirë për të rritur mbrojtjen juridike ndaj qytetarëve shqiptar. Por për të qenë i sinqertë dhe në rregull me ndërgjegjjen time po të kthehesha pas do te bëje edhe një tjetër propozim, do te propozoja: Shpërdorimin për lux të parave publike në rastet kur një person që ushtron funksione publike zgjedh të paguaj 700 euro nata në një hotel nga taksat e shtetit me të varfër në botë. Kaq i detyrohemi taksapaguesve?

      Etilda Gjonaj: Ftoj Përmeti te mos bie pre e lajmeve të rreme. Përmeti të ftoj të bëhesh pjese e grupit të punës për Kodin Penal dhe të jap rekomandimet.

       

    Shto Koment