Politike

Mblidhet Asambleja e PS në Shkodër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi. Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet.

Shto Koment