Aktualitet

Mblidhen në Tiranë drejtuesit e inteligjencës së NATO, diskutohet edhe situata politike në vend

Komiteti i Inteligjencës Ushtarake të NATO po zhvillon një takim në Shqipëri. Në takim është disktuar edhe situata politike në vend.
Featured image of article: Mblidhen në Tiranë drejtuesit e inteligjencës së NATO, diskutohet edhe situata politike në vend Foto ilustruese

Në Tiranë janë mbledhur krerët e shërbimeve inteligjente ushtarake të të gjitha vendeve të NATO (Komiteti i Inteligjencës Ushtarake të NATO).

Mësohet se sot më herët gjatë ditës, në takim ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Në fjalën e tij gjatë takimit, atasheu i Mbrojtjes James Hilton foli edhe për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor.  Hilton tha se vetëm duke punuar së bashku mund të kapërcehen kërcënimet e jashtme dhe të brendshme të sigurisë në rajon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në takim është disktuar edhe situata politike në vend dhe drejtuesit e inteligjencës së Aleancës së Atlantikut të Veriut janë informuar lidhur me zhvillimet e muajve të fundit në vendin tonë.

Marrë nga Lexo.al

(k.m/dosja.al)

  • 17:22

    Takimi i NATO-s, atasheu i Mbrojtjes: Vetëm së bashku kapërcejmë kërcënimet e sigurisë

    TIRANË– Në takimin e Komitetit të Inteligjencës Ushtarake të NATO, atasheu i Mbrojtjes James Hilton foli edhe për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

    Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor nuk qëndrojnë vetëm. Ata qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin dhe me Shtetet e Bashkuara… Vetëm duke punuar së bashku mund të kapërcejmë kërcënimet e jashtme dhe të brendshme të sigurisë në rajon dhe të vazhdojmë marshimin e palëkundur Atlantik.

Shto Koment