Sport

Mblidhen klubet e Serisë A: “Gabimi me Super League, u rikuperua”

Ditën e martë 20 përfaqësuesit e klubeve të Serisë A kanë diskutuar rreth problematikës së futbollit italian dhe atij europian në përgjithësi, në kërkim të qëndrueshmërisë
Featured image of article: Mblidhen klubet e Serisë A: “Gabimi me Super League, u rikuperua”
Përditësuar:

ITALI – Duket se gabim i bërë nga disa klube europiane përfshirë këtu edhe ato italiane, me Super Lague-n e Europës, po shkon drejt rikuperimit. Kështu të paktën është folur pas takimit të përfaqësuesëve të 20 klubeve të Serisë A ditën e martë.

Administratori i deleguar i Inerit, Beppe Marotta në përfundim të takimit ka deklaruar: “Cështja e Super League është arkivuar. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gadishmërinë e tyre për t’u vënë në dispozicion për të gjetur një model të qëndrueshmërisë”.

“U përballëm me çështje të ndryshme në një klimë të një përzemërsie të madhe, – shpjegoi Marotta. – Bëmë një analizë të futbollit italian në lidhje me futbollin evropian, përfundimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe pajtues në lidhje me aspektet që kishin krijuar këtë ngërç”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SCARONI: “DORËHEQJA IME? MË DUKET SE NUK ËSHTË PRANUAR”
“Nëse dorëheqja ime si këshilltar i Lega-s u pranua? Me sa duket jo. Në rregull gjithsesi.” Kjo është ajo që deklaroi presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në dalje nga takimi joformal i klubeve të Serisë A me temën e Super League. Numri një i kuqezinjve kishte paraqitur dorëheqjen e tij ditët e kaluara.

FERRERO: “SUPER LEAGUE, NJË GAFË E AGNELLIT”
Në fund të takimit, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka folur gjithashtu për temën, ashtu si di ai, pa rrudhur fjalët: “Atmosfera është e shkëlqyer, ne bëmë atë që duhej të bënim, – fjalët e tij. – Ne thjesht duhej të gjenim harmoninë dhe të punonim për një futboll më të mirë. Vullneti është, sepse Andrea Agnelli është Juventusi, që është një ekip i rëndësishëm italian. Ai bëri një gafë dhe e kuptoi që futbolli në shtëpi është më i rëndësishëm. Nëse u justifikua? Ai nuk ka pse të justifikojë asgjë, nuk është se ne jemi në shkollë dhe na duhen justifikime”.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment