LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbledhjet pa median, reagon KLP-ja: COVID-i dhe neni 167, pengesa

19 Nëntor 2021, 18:52 Nga DOSJA
Mbledhjet pa median, reagon KLP-ja: COVID-i dhe neni 167, pengesa

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi nëpërmjet një deklarate rreth artikullit të “Reporter.al” se po shkel transparencën ndaj medias duke mos e lejuar të marrë pjesë në mbledhjet e saj.

Në deklaratën e publikuar, KLP-ja shprehet se sipas  nenit 167 të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, menaxhim i informacioneve, që nuk duhen publikuar sipas ligjit, ka qenë i pamundur, ndërsa mbrohet dhe me pandeminë e COVID-19 që ka penguar funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

Për më tepër, KLP-ja thekson se pjesëmarrja në mbledhjet online të saj duhet të bëhet me kërkesë nga grupet e interesuara.

DEKLARATA E KLP-së

Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar më datë 17.11.2021 nga portali Reporter.al me titullin “Praktika e dyerve të mbyllura në KLP cënon rëndë transparencën”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë sqaron të interesuarit, si vijon:

KLP ka ndjekur me vëmendje çdo reagim dhe çdo deklaratë publike lidhur me punën e institucionit. KLP është i vetëdijshëm, se komunikimi institucional ka për synim kryesor rritjen e besueshmërisë së publikut në institucionet e reja të drejtësisë.

Situata e pazakontë të krijuar në vend nga pandemia Covid 19 ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e institucioneve publike.

Në respektim të masave të parashikuara për përballimin e saj, prej më shume se dy vitesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka zhvilluar seancat plenare kryesisht online, nëpërmjet platformës Zoom. Ato janë ndjekur nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të akredituara pranë KLP-së, si dhe nga programet e asistencës ndërkombëtare për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Në zbatim të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe në përmbushje të detyrimeve ligjore, KLP, gjatë kësaj periudhe, ka garantuar qasje të plotë dhe pa pagesë në informacionin për publikun. Mbledhjet plenare të KLP-së janë publikuar në faqen zyrtare, brenda 24 orëve nga data e zhvillimit të tyre.

Pranimi i medias gjatë seancave plenare online ka qenë i kufizuar, për arsye të respektimit të parashikimeve ligjore të nenit 167 të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pasi menaxhimi nga KLP-ja i informacioneve, të cilat nuk duhen publikuar në zbatim të ligjit sipërcituar, teknikisht ka qenë i pamundur. Për këtë qëllim, ligji ka parashikuar dhe një afat 24-orësh për redaktimin e materialeve të mbledhjes, në respektim të të drejtave të privatësisë, konfidencialitetit, të dhënave personale apo sensitive.

Në kushtet e kufizimit të numrit të pjesëmarrësve të pranishëm fizikisht në seancat plenare, çdo i interesuar, duke përfshirë median, shoqërinë civile apo çdo entitet tjetër të interesuar për aktivitetin e KLP-së, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim, në adresën [email protected] për akreditim, në mënyrë që të sigurojnë qasje në linkun e mbledhjes plenare, për ta ndjekur live.

KLP publikon në faqen zyrtare të Këshillit www.klp.al, rendi i ditës të mbledhjes plenare, 24 orë para zhvillimit të saj. Prania fizike në ambientet, ku zhvillohen seancat plenare, do të vazhdojë të jetë e kufizuar, për sa kohë ndodhemi në kushtet e pandemisë Covid 19.


(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet e drejta e informimit klp transparenca e drejta e informimit klp transparenca

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni