Bota

7 orë mbledhje! Merkel mbyll Gjermaninë deri në janar, masa shtesë për ‘pikat e nxehta’: Kush nuk i zbaton, ndëshkohet

Mbledhja ka zgjatur për rreth 7 orë dhe në fund të saj Merkel doli në një konferencë për shtyp për të bërë një rezyme për çfarë u fol.
Featured image of article: 7 orë mbledhje! Merkel mbyll Gjermaninë deri në janar, masa shtesë për ‘pikat e nxehta’: Kush nuk i zbaton, ndëshkohet Angela Merkel

GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë sot një mbledhje me Kryeministrat e landeve në lidhje me situatën e pandemisë në vend. Mbledhja ka zgjatur për rreth 7 orë dhe në fund të saj Merkel doli në një konferencë për shtyp për të bërë një rezyme për çfarë u fol.

Ajo u shpreh se që nga kufizimet e nëntorit njërëzit kanë zvogëluar  kontaktet e tyre me 40%. Ajo gjithashtu shtoi se do të merren disa masa të tjera, pasi nuk mund që të lejojë që spitalet të mbushen plotësisht. Kancelarja shtoi se bllokimi ka ndaluar rritjen eksponeciale të rasteve por prap ato mbeten shumë të larta.

Ndërkohë që në lidhje me vijmësinë e virusit gjatë periudhës dhjetor-janar ajo u shpreh se mund të ketë kufizime shtesë në vatrat e mëdha. Më tej, tha se vaksina anti-Covid mund të jetë në gjendje në dhjetor, por kjo nuk do të thotë që duhet të anashkalohen kufizimet e vendosura.

Kufizimet mund të qëndrojnë në fuqi deri në janar.

Kufizime shtesë mund të zbatohen në pikat e nxehta serioze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është e pamundur të sigurohej trajtim i veçantë për 27 milion njerëz.

 Vaksinat mund të mbërrijnë para Krishtlindjeve.

Njerëzit duhet të tregojnë përmbajtje gjatë festave të Krishtlindjeve dhe se kush nuk respekton masat mund të dënohet.

Në 2 nëntor Gjermania u fut në një izolim 1 mujor të vendit ku u mbyllën të gjitha restorantet, lokalet, pishinat, sportet jo elitare dhe lojërat.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment