
TIRANË-Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Raportin e Dick Marty nuk munguan dhe batutat mes deputetëve. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili pyeti Kryetarin e Komisionit Ulsi Manjën se nëse Dick Mary-n jeton.
Manja tha se po, ai jeton ndërsa Murrizi iu kundërpërgjigj duke i thënë se i vjen mirë e se mbi të gjitha kishte më shumë hallin e virusit.
PJESË NGA BISEDA:
Myslim Murrizi: Më falni për ndërprerjen, se nuk jam shumë i informuar. Doja të dija nëse ky Sadiku rron? Se ne në Çermë i themi Dik.
Ulsi Manja: Rron, rron
Myslim Murrizi: A rron, shyqyr, për hatër të Coronës e kisha më shumë
Ulsi Manja: Rron dhe për fat të mirë është dhe dëshmitar.
Në mbledhjen e parë të komisionit u bë konstituimi, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. U vendos që në komision të jenë nga dy relatorë, një nga PD dhe një nga deputetët e pavarur, Klotilda Bushka dhe Elena Xhina.
(A.B)/Dosja.al