Politike

Mbledhja e Këshillit Politik, Vasili e Bylykbashi: Maxhoranca nuk heq dorë nga modeli i 30-qershorit, na rrëzoi çdo propozim

Në një deklaratë për mediat, Vasili dhe Bylyklbashi u shprehën se maxhoranca u ka rrëzuar çdo propozim dhe se nuk u ka pranuar asgjë nga ato çfarë ka propozuar Opozita jashtëparlamentare. Të dy, para mediave, deklaruan se Partia Socialiste kërkon të vjedhë zgjedhjet, ashtu siç bëri edhe në rastin e 30-qershorit, ku sipas BYLYKBASHIT E Vasilit, janë mbushur kutitë
Featured image of article: Mbledhja e Këshillit Politik, Vasili e Bylykbashi: Maxhoranca nuk heq dorë nga modeli i 30-qershorit, na rrëzoi çdo propozim Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialistë për Integrim, kanë dalë të zhgënjyer nga mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, e cila përfundoi pa koncensur pasditen e sotme dhe zgjati katër orë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili dhe Bylyklbashi u shprehën se maxhoranca u ka rrëzuar çdo propozim dhe se nuk u ka pranuar asgjë nga ato çfarë ka propozuar Opozita jashtëparlamentare. Të dy, para mediave, deklaruan se Partia Socialiste kërkon të vjedhë zgjedhjet, ashtu siç bëri edhe në rastin e 30-qershorit, ku sipas BYLYKBASHIT E Vasilit, janë mbushur kutitë

“Partia Socialiste në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, Vjedhjen e votive. Kjo është një vizë kuqe, të cilën Opozita nuk do ta lejojë të kalohet. Përpjekjet e tjera janë vetëm për të maskuar atë që thashë më parë. Për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit, Partia Socialiste nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar atë që thashë edhe më lart,“- tha përfaqësuesi i PD, Bylykbashi.

“I gjithë modeli i socialistëve është vetëm një, legjitimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që Opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër nga ato standarte që kanë ekzistuar deri më sot të mos tërhiqet. Ka qenë vetë maxhoranca që i ka vendosur këto standarte kur ka qenë në Opozitë. Tashmë kërkon të minojë Reformën Zgjedhore. PS-ja nuk heq dorë nga modeli i 30-qershorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia Socialiste synon të minojë reformën zgjedhore, duke e miratuar në mënyrë të ngjashme. Propozimi i opozitës nuk i jep asnjë privilegj opozitës, por vendos në kushtet të barabarta qeverinë dhe opozitën në komisionet e administrimit zgjedhor. Por, PS kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinë port ë jetë vetëm ajo që të vendosë për gjithçka. Përsa i përket kundërshtimit të teknologjisë, argumenti është një argument bajat, me idenë se nuk mund të realizohet. Në 5 mijë qendra PS-aj nuk e bën dot, ndërsa në shtetet ku votojnë nga 200 milionë njerëz, bëhet. Kemi një politikë ku PS-ja kërkon të kthejë formulën e zgjedhjeve të 30-qershorit,“- tha Vasili ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment