Aktualitet

Mbillnin hashash në shtëpi, arrestohet dy persona në Lazarat. Procedohet dhe një grua

Sipas një njoftimi nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se gjatë kontrolleve në oborrin e banesave të tyre është gjetur e kultivuar bimë narkotike.
Featured image of article: Mbillnin hashash në shtëpi, arrestohet dy persona në Lazarat. Procedohet dhe një grua Bimë hashashi

GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Lazarat, pasi akuzohen se kultivonin kanabis. Sipas një njoftimi nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se gjatë kontrolleve në oborrin e banesave të tyre është gjetur e kultivuar bimë narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit N.R. dhe A.B. të dy banues në fshatin Lazarat, po ashtu është proceduar dhe një grua me inicialet Z.H.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Lazarati dhe procedohet penalisht një shtetase. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasit: N.R., 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat dhe A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasia Z.H. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment