LIVE UPDATES
Politike

Mbi traktor, Basha bisedon me fermerin në Divjakë: Çfarë të pëlqen nga programi i PD-së?

9 Prill 2021, 07:37 Nga DOSJA
Mbi traktor, Basha bisedon me fermerin në Divjakë: Çfarë

DIVJAKË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me një fermer në Divjakë. Biseda me fermerin është zhvilluar në një traktor, teksa burri ishte duke frezuar tokën. Basha e ka pyetur fermerin se çfarë i pëlqen nga programi i PD-së, ndërsa ai iu përgjigj duke thënë se suvencionet dhe mbështetja.


BISEDA:

Basha: 25 prilli është dita për të votuar për interesat e tua. Në fakt do të zgjedhësh për veten tëndë, do të vazhdosh kështu siç ke qënë për 8 vite. Cfarë të pëlqen nga programi ynë?

Fermeri: Suvencionet dhe mbështetja.

Basha:Ti e di që në Kosovë marrin suvencione apo jo?

Fermeri: E di e di. Edi Rama i do trangullin, produktet e Divjakës.

BISEDA E PLOTË:

“Ne duhet të jemi krenar që jemi nga Divjaka, ky vend i begatë. Prodhohet, problem është shitja. Nuk kemi mbështetje nga shteti absolutisht! Po qe për subvencione, nuk flitet fare! Këtu është makabër, nuk të njeh fare. As karburant, sepse karburanti është baza jetike e një. Nuk ta njeh njeri, unë po të them kam 7 hektarë tokë që po i administroj, ore, absolutisht zero! Zero! Nuk të mbështet njeri fare, nuk do t’ia dijë se prodhon, se akoma je gjallë apo ke vdekur! Absolutisht! E gjen mundësinë ta blesh vetë? u rrit dapi dhe nitrati tani para zgjedhjeve. 1200 lekë kuintali. Çmenduri! Unë i marr tokat me qira, kam 7 hektarë toka, në rëra i kam 10’000 mijë lekë dynymi, dhe në dhera i kam 15’000 lekë dynymi. Toka jonë punohet tre herë, unë po të marr ekonomistë dhe ekonomisë i bie llogarisë, unë dal piramidë, i falimentuar!” – tha Lulzim Noreci.

Basha tha se problemet e fermerëve janë të ditura tashmë dhe se qeveria nuk ka mbështetur fermerët as sa vendet e rajonit. Ai përsëriti programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion euro subvencione për fermerët, 150 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe uljen e çmimit të naftës me 240 lekë.

“Unë nuk mendoj se i bëhet vonë atij për produktet e Divjakës por nuk është çështje që dua të diskutoj me ty. Ajo që dua të them është që në qoftë se Kosova me gjysmën e buxhetit të Shqipërisë arrin të japë subvencione, në qoftë se Maqedonia me një buxhet afërsisht sa i Shqipërisë jep 100 milionë euro, pse mos të japim ne? Po e the ti ku shkojnë paratë? Kjo është. Pra, me 25 prill vendimi që do marrësh është ku do të shkojnë paratë. Atje ku kanë shkuar këto 8 vite apo do vijnë për subvencione, për ndihmë për ju.
Do mbështetje si në çdo vend tjetër të botës do të keni mbështetje. Subvencionet një, këto rrugët që këtu që mezi i kalon edhe këto do të jenë pjesë, do të keni 150 milion Euro në vit për infrastrukturën bujqësore. Që ne do t’i bëjmë subvencionet realitet kjo është 1000% e sigurt.Do të shkojnë paratë tek bujqësia, do të shkojnë aty ku jeton gjysma e popullsisë. Pra Kosova e bën do ta bëjmë dhe ne realitet. Dhënia e subvencioneve, ndërtimi i infrastrukturës bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë, drejtë për së drejti juve ju fusin në treg. Dhe çfarë do bëjë? Ngaqë futesh në borxh, se më the e shet nën kosto lakrën, ti do kesh fitim. Kur ke fitim ti dhe familja jote ka fitim dhe konsumatori në qytet. Kur ka fitim dhe konsumatori në qytet, fiton edhe shteti. Pra, ne sot jemi në një cikël dështimesh. Dështon ai t’ju ndihmojë ju sepse ndihmon vetëm veten e tij, dështoni ju të shisni prodhimet sepse nuk i nxirrni dot në treg, dështon familja shqiptare të sigurojë ushqim cilësor me çmim të përballueshëm. Me 25 prill ndryshimi do të jetë pikërisht kjo. Do fusim një cikël pozitiviteti. Do fitosh ti, subvencionet e tua, subvencionet që do marrësh nga shteti do të mundësojnë që produktet e tua të shiten dhe ti të dalësh me fitim, do fitojë konsumatori shqiptar sepse ti me ato subvencione do e nxjerrësh me çmim më të ulët dhe në momentin që fitojnë edhe fermerët edhe konsumatorët, ka fituar dhe shteti. Ky është ndryshimi i dashur. Prandaj, të ftoj me 25 prill, të gjithë masivisht për ndryshimin që është për ju.” – tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne divjake zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne divjake zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni