Bota

Mbi 913 mijë viktima në botë nga Covid-19/ India shënon rekord global, raporton çdo ditë 96,000 raste të reja me koronavirus

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 28,333,862 dhe kanë vdekur 913,988 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 20,347,150 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
Featured image of article: Mbi 913 mijë viktima në botë nga Covid-19/ India shënon rekord global, raporton çdo ditë 96,000 raste të reja me koronavirus Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,588,181 të infektuar dhe janë shënuar 196,331 vikitma. Gjithashtu COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Edhe në Meskisë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 69,649, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 554 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 129,575 viktima dhe 4,239,763 milionë të infektuar.
Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18,263.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,168 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 15 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

Në Hong Kong ka nisur lehtësimi i masave të vendosura më herët nga qeveria për frenimin e koronavirusit. Mediat e huaja kanë raportuar se do të rihapen shumë vendet sportive, pasi numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Javën e kaluar janë rihapur palestrat dhe sallonet e masazhit, ndërsa është shtuar orari për restorantet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,587 viktima dhe në Francë 30,764 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,594.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

  • 11:32

    India renditet e dyta me numrin me të lartë të infektimeve, rreth 1 mijë të vdekur gjatë 24 orëve

    India është renditur e dyta pas SHBA-së me numrin më të lartë të infektimeve me Covid-19, gjatë 24 orëve. Numri i rasteve të reja të infektimit është 96,551, ndërsa i vdekjeve 1,209. Rritja e fundit vjen një ditë pasi vendi raportoi një rritje rekord prej 95,735 infeksionesh të reja. Ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar 45,62,414 dhe 73,304 kanë ndërruar jetë. India është vendi i dytë më i goditur nga pandemia, e cila ka regjistruar mbi 28 mililon të infektuar në gjithë botën.

Shto Koment