Bota

Mbi 900 viktimave në mbarë botë nga Covid-19, Franca po përballet vendime të vështirë pas shtimit të rasteve të reja

  • Donald Trump minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit, përgjohen bisedat: Doja ta zvogëloja…
  • Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 28,052,222 dhe kanë vdekur 908,475 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 20,120,404 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurëës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
    Featured image of article: Mbi 900 viktimave në mbarë botë nga Covid-19, Franca po përballet vendime të vështirë pas shtimit të rasteve të reja Foto ilustruese

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,549,771 të infektuar dhe janë shënuar 195,245 vikitma. Gjithashtu COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.
    Edhe në Meskisë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 69,095, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 611 pacientë me Covid-19.

    Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 128,653 viktima dhe 4,199,332 milionë të infektuar.
    Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 18,263.

    Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,153 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 7  raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

    Në Hong Kong ka nisur lehtësimi i masave të vendosura më herët nga qeveria për frenimin e koronavirusit. Mediat e huaja kanë raportuar se do të rihapen shumë vendet sportive, pasi numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Javën e kaluar janë rihapur palestrat dhe sallonet e masazhit, ndërsa është shtuar orari për restorantet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,577 viktima dhe në Francë 30,764 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,594.

    Burimi: TheGuardian

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment