Bota

Mbi 587 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, 579 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,728,663 persona. Ndërkohë 587,689 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 8,179,230 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 587 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, 579 raste të reja në 24 orët e fundit Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,618,739 të infektuar dhe janë shënuar 140,185 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 36,906, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 579 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 75,568 viktima dhe mbi 1.9 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  24 orët e fundit janë raportuar mbi 6,428 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 11,937.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,611 të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 6  raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,984 viktima dhe në Francë 30.120, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,413.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja. Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

  • 14:35

    Spanja nderon sot 28.400 viktimat e virusit në memorialin shtetëror

    Pamje nga sheshi jashtë pallatit mbretëror në Madrid.

    Spanja është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku gjatë muajve prill dhe maj ka regjistruar shifra të larta të personave të infektuar me virus, por edhe një nivel të lartë të të vdekurëve. Ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar se Spanja ka nderuar 28.400 viktimat e virusit në memorialin shtetëror.  Memoriali u zhvillua gati tre javë pasi Spanja mbaroi gjendjen e jashtëzakonshme që zgjati për një muaj, por që prej asaj kohe ka pasur një numër në rritje të infeksioneve të reja. Ndërsa ekspertët e shëndetësisë kanë monitoruar më shumë se 120 shpërthime aktive.  Deri më tani, virusi ka vrarë zyrtarisht 28.413 njerëz në Spanjë, duke e bërë atë vendin e shtatë më të goditur në botë nga pandemia.  “Sot ne simbolikisht po i themi lamtumirë nënave, baballarëve, fëmijëve, motrave, miqve: ne i marrim duart e tyre, i përkëdhelim, puthemi në ballë dhe mbajmë mend shikimin e tyre në zemrat tona.”- ka thënë  Hernando Calleja gjatë ceremonisë, i cili humbi vëllanë e tij në prill.  Kryesuar nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI, memoriali u zhvillua në një shesh jashtë pallatit mbretëror në Madrid, në prani të familjeve të viktimave ndërsa ishin prezentë edhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe OBSH-së. “Ky akt nuk mund të shërojë dhimbjen e kaq shumë familje për të mos qenë në krah të dashurve të tyre në orët e tyre të fundit … por ajo që mund të bëjë është të paguajnë për jetën e tyre, kontributin e tyre për shoqërinë tonë, për kujtime.”- tha mbreti. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se ai ishte i nderuar të ishte aty.

  • 14:05

    Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Italia kufizon udhëtimet me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

    Foto ilustruese

    Ditën e sotme autoritetet italiane kanë ndaluar udhëtimet për të gjithë njerëzit që vijnë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, në mënyrë që parandalojë importimin e rasteve të COVID-19 nga jashtë. “Kushdo që ka qenë në këto territore në 14 ditët e fundit është i ndaluar të hyjë dhe të kalojë në Itali. Në botë epidemia është në fazën e saj më të vështirë. Ne kemi nevojë për kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin që kemi bërë deri më tani.”- është shprehur Ministri i Shëndetësisë,  Roberto Speranza në një deklaratë.  Kujtojmë se një javë më parë Italia kishte ndaluar hyrjen e njerëzve që vinin nga 13 vende, përfshirë Brazilin, që thoshte se paraqiste një nivel të tepruar të infeksioneve COVID-19.  Deri më tani në Itali janë janë shënuar 34,984 viktima nga koronavirusi dhe janë infektuar  243.506 të tjerë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Shto Koment