Bota

Mbi 569 mijë viktima dhe 12 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, rekord rastesh të reja në Rusi

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,924,523 persona. Ndërkohë 569,082 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,529,571 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 569 mijë viktima dhe 12 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, rekord rastesh të reja në Rusi Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë shënuar 137,403 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 34,730.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 539 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 71,492 viktima dhe mbi 1.8 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  24 orët e fundit janë raportuar mbi 6.600 raste të reja.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,594 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34.954 viktima dhe në Francë 28,403, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,403 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit

A.C/Dosja.al

  • 18:08

    Studiuesit në Teksas krijojnë filtrin e ajrit që vret koronavirusin

    Filtri i ajrit që “kap dhe vret” COVID-19.

    Studiuesit nga Universiteti i Hjustonit kanë bërë një përparim në luftën kundër koronavirusit. Sipas një raporti të publikuar kohët e fundit nga universiteti, studiuesit kanë hartuar një filtër ajri që “kap dhe vret”. Ata thonë se mund të bllokojë virusin COVID-19 duke e zhdukur atë menjëherë. Filtri është krijuar nga Zhifeng Ren, drejtor i Qendrës Texas për Superconductivity në UH, Monzer Hourani, CEO i Medistar dhe disa studiues të tjerë.  Studiuesit raportuan që testet e viruseve në Laboratorin Kombëtar Galveston gjetën 99.8% të koronavirusit  që u vra në një kalim të vetëm përmes filtrit, i cili është bërë nga shkumë nikeli. Filtri gjithashtu vrau 99.9 % të sporeve të antraksit gjatë testimit, sipas studiuesve.   “Ky filtër mund të jetë i dobishëm në aeroportet dhe aeroplanët, në ndërtesat e zyrave, shkollat ​​dhe anijet e lundrimit për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Aftësia e tij për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit mund të jetë shumë e dobishme për shoqërinë.”- u shpreh Ren, MD Anderson Kryetar Profesor i Fizikës në UH dhe autor bashkë-korrespondues për gazetën, në një lëshim.  Ndërkohë drejtuesit e Medistarit kanë propozuar gjithashtu një model të nivelit të lartë, i aftë për të pastruar ajrin në mjedisin e afërt të një punonjësi të zyrës, tha Ren. Studiuesit e dinin që virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë. Me rihapjen e bizneseve, pati një urgjencë të shtuar për të kontrolluar përhapjen e virusit në hapësirat me ajër të kondicionuar.

  • 19:39

    Rriten rastet e reja Itali/ 9 viktima dhe 234 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar vetëm 9 viktima nga koronavirusi dhe jan  infektuar 234 të tjerë. Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i të vdekurëve nga koronavirusi që prej fillimit të shpërthimit ka shkuar në 34.954, ndërsa bilanci total i pacientëve të infektuar është 243,061. Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,924,523 persona. Ndërkohë 569,082 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,529,571 qytetarë.

    Buletini i 12 korrikut

     

  • 16:54

    Shkencëtarët e Mynihut: Antitrupat e koronavirusit nuk mund të qëndrojnë gjatë në trup

    Foto ilustruese

    Mediat  e huaja sëfundmi kanë shkruar rreth një studimi të shkencëtarëve të Mynihut që pretendon  se antitrupat e COVID-19 mund të mos qëndrojnë në trup më gjatë se disa muaj. Në këtë mënyrë ulet shpresat për një vaksinë efikase ose imunitet afatgjatë.  “Në katër nga nëntë pacientët, kemi parë rënien e antitrupave neutralizues, në një test shumë të veçantë që mund të kryhet vetëm në një laborator të sigurisë së lartë.”- ka deklaruar Clemens Wendtner, këshilltar i lartë i Departamentit për Sëmundjet Infektive, në “Schwabing Clinic”. Sipas Wendtner, rezultatet sugjerojnë se pacientët e shëruar mund të riinfektohen, megjithëse janë të nevojshme teste të mëtejshme për ta konfirmuar këtë. “Shkalla, në të cilën ky studim ka një ndikim në imunitetin afatgjatë dhe strategjitë e vaksinimit, është akoma spekulative, por duhet të monitorohet në mënyrë kritike ndërsa përparon.”- përfundoi ai.

  • 16:40

    14 korriku sjell masa të reja në Itali kundër Covid-19/ Në vende publike do lihen të dhënat personale, zgjatet ndalimi i hyrjes për shtetet e caktuara me rrezik

    Foto ilustruese

    Italia është një ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, ku në muajt mars dhe prill regjistroi shifra të larta të të sëmurëve dhe viktimave nga koronavirusi. Ndërkohë në mediat vendase është raportuar se gjendja e jashtëzakonshme zgjatet deri në fund të vitit dhe masa të reja për të luftuar pandeminë, përfshirë ndalimin e hyrjes për shtetasit që vijnë nga vende të caktuara me rrezik.  Këto janë disa nga rregullimet që qeveria italiane po i përgatit përpara 14 korrikut, kur skadojnë dispozitat aktualisht në fuqi për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Mes ndërhyrjeve të ndryshme përfshihet edhe  shtrirja e ndalimit të mbylljes së lokaleve të natës.  Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 31 dhjetor, siç kërkohet nga Mattarella, do të shërbejë për të legjitimuar çdo kufizim të ri mbi liritë personale, dhe do të miratohet me një rezolutë të Këshillit të Ministrave.  Masat e reja do të ilustrohen të martën në Parlament nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza. Corriere della Sera shkruan se do të mbetet detyrimi që në vendet e mbyllura, kur distanca nuk mund të respektohet, të vendoset një maskë, ndërsa përfundon detyrimi i përdorimit të dorezave.  Ndërkohë vijon ende detyrimi për dezinfektimin e ambienteve, ashtu si dhe ato për të matur temperaturën dhe për të vënë në dispozicion dezinfektuesit te duarve në zyra dhe dyqane. Në vendet publike do të duhet të lihet të dhënat personale. Ndalimi i tubimeve gjithashtu do të mbetet në fuqi, veçanërisht për shkak të shpërthimeve të reja që identifikohen vazhdimisht në vend, dhe kontrollet do të vazhdojnë në vendet e jetës së natës dhe në plazhe. Ndërsa në festivale, panaire të vendit dhe festivale verore, debati po vazhdon ende mbi mundësinë e kontrolleve më të rrepta. Qeveria duhet të zgjasë ndalimin e hyrjes në Itali për ata që vijnë nga Armenia, Bahreini, Bangladeshi, Kuvajti, Omani, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Brazili, Kili, Panamaja, Peruja dhe Republika Dominikane, ndërsa kërkesa për karantinë 14-ditore mbetet për ata që vijnë nga SHBA.

  • 16:25

    Sa mirë funksionojnë maskat për të ndaluar COVID-19? Kamera speciale që tregon gjithçka se si përhapet virusi

    Pamjet nga kamera speciale.

    Në një kohë që situata me pandeminë është përkeqësuar në shumë vende të botës, ekspertët dhe liderët ndërkombëtarë bëjnë vazhdimisht thirrje për mbajtjen e maskave. Por sa i përket kësaj  çështje shumë njerëz  nuk besojnë se  një maskë prej një cope të thjeshtë mund t’i mbrojë nga koronavirusi.  E në këtë mënyrë shumë njerëz e përdorin si justifikim për të   mos e mbajtur maskën.  Së fundmi media amerikane, PBS ka publikuar një video ku tregon pamjet e realizuara me një aparat fotografik special dhe që tregon se një maskë e thjeshtë, kur vendoset siç duhet, ndihmon shumë në mbrojtjen nga koronavirusi.  Një shkencëtar amerikan, ka instaluar një aparat fotografik që është në gjendje të regjistrojë ndryshime minimale në lëvizje dhe temperaturën e ajrit. Kështu ndryshimet regjistrohen para fytyrës së personit kur personi flet, kollitet ose thjesht merr frymë. Në secilin nga këto raste, mbajtja e maskës ngadalësoi dhe zvogëloi përhapjen e grimcave. Gjithashtu në regjistrimin e  kameras tregohej edhe  mënyra e veshjes së maskës vetëm mbi gojë, pa mbuluar hundën, nuk ka pothuajse asnjë efekt, ndryshe nga vendosja e saktë e maskës mbi gojë dhe hundë.

    Nëse ndjeni lagështi nën maskë, është shenjë se maska juaj është efektive, thuhet në video.  Në video tregohet edhe për një paragjykim tjetër të zakonshëm që “kundërshtarët” e maskës pretendojnë se maska duhet tëe mbahet vetëm nga të sëmurët. Kur një e treta e rasteve të COVID janë asimptomatike, pra pacienti nuk ka simptoma, të vendosësh maskë është çështje paraprake mbrojtjeje ndaj vetvetes dhe të tjerëve.

  • 13:00

    Brazili “pushtohet” nga Covid-19/ Mbi 1 mijë viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

    Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar. Në 24 orët e fundit janë raportuar 1.071 të vdekur  duke e çuar numrin në  71.469 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.  Ndërkohë qeveria e Brazilit vijon të bëjë thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat në mbrojtjen nga koronavirusi, por ende Brazili renditet si vendi i dytë më i goditur në botë nga Covdid-19.  Gjithashtu rritje të rasteve të reja me Covid-19 po  regjistrohen edhe në Azi, ku ditën e fundit India raporti mbi 30 mijë të infektuar dhe raporti publikuar nga OBSH  po vërtetohet plotësisht që përhapja e virusit po shënon rritje në Azi, Amerikën Latine dhe SHBA.

  • 11:30

    Donald Trump shfaqet për herë të parë në publik me maskë: Asnjëherë nuk kam qenë kundër

    Presidenti amerikan, Donald Trump.

    Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik me maskë mbrojtëse, në një kohë që pandemia Covid-19 nuk është larguar ende nga SHBA-ja. Ky veprim i Trump  ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, pasi ai ka qenë një ndër liderët që kundërshtonte mbajtjen e  maskave për t’u mbrojtur nga virusi.  Presidenti amerikan po vizitonte spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.  “Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskës, por besoj se ka një kohë dhe një vend”- deklaroi Trump.Kujtojmë se Trump më herët kishte deklaruar se nuk do të mbante maskë, ndërsa ironizoi rivalin e tij  Joe Biden lidhur me këtë çështje.  Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient të veçantë, ku po flet me shumë ushtarë dhe njerëz mendoj se është një gjë e shkëlqyeshme të vendoset një maskë.”- u shpreh Trump.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,355,781 të infektuar dhe janë shënuar 137,403 vikitma.

  • 11:15

    Rusia nuk gjen qetësi, infektohen nga Covid-19 mbi 6 mijë pacientë në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar. Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Rusisë janë regjistruar 6.615 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 727,162 numrin e përgjithshëm të pacientëve të infektuar me Covid-19. Gjithashtu brenda një dite kanë vdekur edhe 130 pacientë të  infektuar duke bërë që Rusia të numërojë në total  11.335 viktima nga virusi që prej fillimit të shpërthimit.

Shto Koment