Bota

Mbi 563 mijë viktima dhe mbi 12.6 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi 665 të vdekur në 24 orët e fundit

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 665 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 70,524 viktima dhe mbi 1.8 milionë të infektuar.
Featured image of article: Mbi 563 mijë viktima dhe mbi 12.6 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi 665 të vdekur në 24 orët e fundit Foto Ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,292,257   të infektuar dhe janë shënuar  136,682 vikitma.  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 34,191.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 665 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 70,524 viktima dhe mbi 1.8 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.636 viktima dhe 83,587  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 2 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,938 viktima dhe në Francë 30,004  ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,403  qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Australi  situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po  përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment