Bota

Mbi 55% e popullsisë italiane do të vaksinohen deri në qershor, Von der Leyen: Qëllimi është funksionaliteti i sezonit veror

Tgcom24 shkruan se ky objektivitet për vaksinimin e popullsisë ka ardhur si kërkesë e Bashkimit Evropian.
Featured image of article: Mbi 55% e popullsisë italiane do të vaksinohen deri në qershor, Von der Leyen: Qëllimi është funksionaliteti i sezonit veror Foto gjatë vaksinimit

ITALI- Italia ka vendosur që 57% e popullsisë do të vaksinohet deri në muajin qershor. Tgcom24 shkruan se ky objektivitet për vaksinimin e popullsisë ka ardhur si kërkesë e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë nga ana tjetër Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se pasaportat e vaksinimit duhet që të bëhen aktive sa më shpejt, në mënyrë që të lehtësohet lëvizjet mes vendeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Qëllimi është që të bëhen funksionale para fillimit të sezonit veror. Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojnë propozimin tonë, pasi vendet e BE të kenë krijuar infrastrukturat e nevojshme, në mënyrë që të mos kemi dhe pengesa”, tha Von der Leyen.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment