Bota

Mbi 530 mijë viktima në gjithë botën/ Rekord i frikshëm në Meksikë, rihapen lokalet e natës dhe sallonet e bukurisë në Angli, izolohet Katalonia

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,256,982 persona. Ndërkohë 530.273 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,381,475 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 530 mijë viktima në gjithë botën/ Rekord i frikshëm në Meksikë, rihapen lokalet e natës dhe sallonet e bukurisë në Angli, izolohet Katalonia Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,890,588  të infektuar dhe janë shënuar 132,101 vikitma, ku vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar mbi 50 të infektuar.  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 29,843. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 654 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 63,254 viktima dhe mbi 1.5 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,545  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 3 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,833 mijë viktima dhe në Francë 29,893, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28,385 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al 

  • 17:52

    Shtimi i rasteve me Covid-19/ Irani bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

    Lideri i Iranit, Hassan Rohani.

    Irani është një ndër vendet më të prekura nga virusi, ku numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 rritet ditë pas dite.  Për këtë shkak Presidenti i Iranit, Hassan Rohani u shpreh se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë. Këtë deklaratë Rohani e bëri teksa  paraqiti hapat e reja për luftën kundër COVID-19, pandemia që ka “mposhtur” gjithë botën.  “Mosmbajtja e maskës përbën shkelje të të drejtave të njerëzve të tjerë. Vendosja e maskës në Iran do të bëhet e detyrueshme prej 5 korrikut, një masë kjo e nxitur nga shtimi i beftë i infektimeve.”- u shpreh kreu i republikës islamike.Deri më tani  numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400,  ndërsa ai i infektimeve është gati 238 mijë. Mendohet megjithatë se shifrat reale të rasteve janë edhe më të larta se kaq. “Punonjësit qeveritarë që nuk do të ofrojnë shërbime për njerëzit që nuk kanë maska dhe punëtorët që nuk respektojnë këto rekomandime, do të dërgohen në shtëpi.”-përfundoi presidenti i Iranit.

  • 17:30

    Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Britani, vdesin 44 pacientë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Ditët e fundit në Britaninë e Madhe situata e Covid-19 është qetësuar disi, pasi numri i viktimave dhe rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit në Britaninë e  Madhe janë shënuar të paktën 44 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në 44.131. Ndërkohë nga dita e sotme në Britaninë e Madhe janë rihapur berberët dhe sallonet e bukurisë, ku mediat e huaja treguan se me mijerë njerëz mbushën u dyndën nëpër këto sallone pas më shumë se 3 muajsh në izolim.

  • 17:30

    Bilanci në Brazil/ Vdesin 1.290 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Në 24 orët e fundit Brazili ka regjistruar 1.290 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 63.295 numrin e përgjithshëm të viktimave. Numri i të vdekurve në Brazil arriti në 63.295, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.  Në Brazil u raportuan gjithsej 42.223 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.539.081.  Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

  • 147:04

    Covid-19 rikthehet sërish Spanjë/ Izolohet Katalonia, mbi 200 mijë njerëz vendosen në karantinë

    Foto ilustruese

    Spanja gjatë muajve mars dhe prill u godit rëndë nga koronavirusi, ku shënoi një numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja duke e bërë atë një ndër vendet më goditura në botë. Së fundmi mediat e huaja kanë bërë me dije  se rajoni i Katalonjës në Spanjë është ri-izoluar. Mbi 200 mijë njerëz duhet të përballen sërish me karantinën, pas rritjes së numrit të rasteve të reja. Askush nuk do të lejohet të hyjë apo dalë nga ky rajon. Tashmë Katalonia është një prej rajoneve më të prekura nga Covid-19 në Spanjë. Janë regjistruar 72.860 raste me koronavirus dhe 12.586 viktima. Por për shkak  të turizmit Spanja ka rihapur kufijtë me vendet e BE-së. Ndërkohë situata e Covid-19 vijon e përkeqësohet në shumë vende të botës. Kjo për shkak të lehtësimit të masave.

  • 16:49

    A ka shanse që Covid-19 të zhduket? Eksperti italian nuk ka më dyshime: Virusi mund të ndalet këtu…

    Alberto Zangrillo

    Zangrillos pretendon se ky është një parashikim optimist, pasi ai thotë se tashmë bota është ende në valën e parë të Covid-19. Pasi specifikoi ditët e fundit se 21 vdekjet e regjistruara në Lombardi nuk ishin shkaktuar nga Covid-19 por nga patologjitë e mëparshme, mjeku përpiqet edhe një herë të rivendosë qetësinë, duke përfituar nga një intervistë dhënë “Corriere” për të shpjeguar që masat e izolimit dhe distancës shoqërore në të vërtetë kanë shërbyer për të ulur ngarkesën virale. Por jo vetëm, pasi përveç kësaj, në fakt e ashtuquajtura “forcë vdekjeprurëse” e virusit gjithashtu është ulur ndjeshëm.

    A jemi në fund të valës së parë të Covid-19?

    Mendoj që po. Të gjithë në fakt po presin valën e dytë, por unë jam optimist se ajo nuk do të vijë dhe virusi do të ndalet këtu.

    A është virusi më pak agresiv?

    Veçanërisht në Itali, ai është më pak vdekjeprurës. Koronavirusi, po bën atë që bëjnë të gjithë viruset e tjera, po përshtatet me trupin e njeriut. Gjithashtu ka mundësi të ndryshojë disa nga karakteristikat e tij gjatë evolucionit.

    Në SHBA spitalet po mbushen plot, edhe pse kurba e të vdekurve është në rënie. Pse po ndodh kjo?

    Covid-19  po qarkullon kryesisht tek të rinjtë, sepse mosha mesatare ka rënë, ndërsa numri i personave në spitale po rritet sepse edhe virusi tani është bërë lehtësisht më i transmetueshëm. Kjo sjell zhvillimin e disa sëmundjeve që duhet të trajtohen menjëherë. Në rast se kurba e vdekjeve do të rritet, kjo do situatë duhet analizuar sërish.

    A do të arrijmë së shpejti të kemi zero raste me koronavirus?

    Kjo është e pamundur, sepse virusi qarkullon akoma sot në të gjithë botën. Do ende shumë kohë të vijë ajo ditë.

    Çfarë do të ndodhë në vjeshtë me koronavirusin?

    Unë jam optimist. Mendoj se kemi 50% mundësi që ai të largohet. Nëse jo, frika ime është që nëse spitalet do të organizohen në mënyrë të tillë për të përballuar një tjetër fluks.

  • 16:28

    Dha dorëheqjen mes pandemisë/ Nis hetimi për ish-kryeministrin francez që keqmenaxhoi situatën e COVID-19

    Ish-kryeministri i Francës, Edouard Philippe.

    Një ditë më parë Edouard Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Francës. Lidhur me largimin e tij mediat e huaja kanë shkruar se tashmë ish-kryeministri është duke u hetuar nga një gjykatë e lartë franceze për menaxhimin e tij të krizës COVID-19. Ky lajm erdhi vetëm pak orë pasi ai dha dorëheqjen nga posti i tij për t’u bërë kryetari i bashkisë së Le Havre pas zgjedhjeve komunale të dielën e kaluar.   Mësohet se ai është akuzuar për “dështimin për të luftuar fatkeqësinë” në një çështje të hapur nga Gjykata e Drejtësisë e Republikës, gjykata e vetme franceze që mund të gjykojë anëtarët e qeverisë për veprimet e tyre gjatë kohës që ishte në detyrë. Prandaj Philippe mund të dënohet me dy vjet burg por edhe me gjobë. Sa i përket akuza që rëndojnë mbi të, ish-kryeministri ka thënë se “do t’i sjellë në komisionin e hetimit të gjitha përgjigjet dhe informacionet e nevojshme” për të kuptuar veprimin e tij dhe atë të qeverisë së tij. Edhe ministri i shëndetësisë i Francës Olivier Véran dhe paraardhësi i tij Agnès Buzyn, i cili u tërhoq në shkurt për të kandiduar si kryetar i Parisit është nën hetim.  Ministri francez i shëndetësisë Véran thotë në Tëitter se ishte një ‘nder’ për të shërbyer në kabinetin e Philippe pas dorëheqjes së kryeministrit. Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka komentuar në lidhje me këtë çështje specifike që përfshin Philippe, por ai falënderoi ish-kryeministrin për punën e tij gjatë mandatit të tij trevjeçar. Çështja është hapur pasi pacientët me COVID-19, mjekët, personeli i burgut, oficerët e policisë dhe të tjerë kishin parashtruar një ankesë të paprecedentë në Gjykatën e Drejtësisë të Republikës nga mesi i marsit, veçanërisht për mungesat e maskave dhe pajisjeve të tjera. Deri më tani Franca ka raportuar numrin e pestë më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë botën, me mbi 29.893 jetë të humbura dhe mbi 166 mijë të infektuar.

  • 15:39

    Shtimi i rasteve të reja/ OBSH: S’ka ardhur vala e dytë, është piku i dytë i valës së parë

    Koordinatori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

    Fundi i muajit qershor dhe fillimi i korrikut kanë shënuar një shpërthim masiv të rasteve të reja me Covid-19. Në shumë shtete ku u pa një ulje e ndjeshme e rasteve të reja duket sikur virusi është rikthyer sërish javët e fundit. Lidhur me këtë situatë të vështirë që po kalon e gjithë bota, Organizata Botërore e Shëndetit, deklaron se numri në rritje i infeksioneve të reja nga koronavirusi nuk është shenjë e një vale të dytë.  “Përkundrazi, është piku i dytë i valës së parë. Ajo që po përjetojmë tani në shumë vende është piku i dytë i një vale të parë, në shumë vende ku virusi nuk është shtypur sa duhet për të parandaluar transmetimin e sëmundjes.”- tha koordinatori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.  Ndërkohë nga ekspertët në mbarë botën është bërë apel që masa të tilla si higjiena e duarve, mbajtja e distancave dhe izolimi i personave të infektuar dhe kontakteve të tyre duhej të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme. “Përndryshe ne do të kemi një situatë ku niveli i infeksionit do të jetë vazhdimisht më i lartë nga sa duam në të vërtetë. Potenciali i një vale të dytë është i pranishëm, për shembull në dimër kur shumë njerëz do jenë bashkë në ambiente të mbyllura dhe infeksioni mund të përhapet më lehtë nga një person te tjetri. Virusi gjithashtu mund të reagoj ndaj temperaturave.”-përfundoi Ryan. Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

  • 15:18

    Covid-19 izoloi vendin për 3 muaj/ Pas karantinës britanikët më në fund lejohen të shkojnë tek berberi dhe në sallonet e bukurisë

    Në një kohë që Britania e Madhe ka qëndruar e izoluar prej më shumë se 3 muajsh tashmë vendi është rihapur dhe shumë dyqane e parukeri kanë rinisur punën. Nga foto e publikuara në mediat e huaja është parë që  një numër i lartë qytetarësh është dyndur nëpër parukeri pas vendimit të qeverisë për hapjen e salloneve të bukurisë.  Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë distancimin social, në mënyrë që të mos kthehet piku i infeksioneve nga koronavirusi. Deri më tani Britania e Madhe ka shënuar 44,131 viktima dhe mbi 280 mijë të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

  • 14:13

    E dashura e djalit të madh të Presidentit Trump rezulton me koronavirus

    Kimberly Guilfoyle dhe Donald Trump Jr.

    Mediat e huaja kanë shkruar mesditën e kësaj të shtune se e dashura e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Kimberly Guilfoyle, është një ish-personalitet i televizionit “Fox News”, e lidhur me Donald Trump Jr.  51-vjeçarja Guilfoyle është izoluar menjëherë pasi zbuloi se testi i saj për Covid-19 rezultoi pozitivë, kanë shkruar mediat amerikane.  Përmes një deklarate për gazetën, Sergio Gor, shefi i stafit në Komitetin e fushatës së Trump, tha: Ajo po bëhet mirë dhe do të ritestohet për t’u siguruar që diagnoza të jetë e saktë, pasi është asimptomatike. Si një masë paraprake ajo do të anulojë të gjitha ngjarjet e ardhshme. Donald Trump Jr u testua i painfektuar, por si një masë paraprake është gjithashtu vetizoluar dhe po anulon të gjitha aktivitetet publike. Tashmë dihet se Guilfoyle është personi i tretë afër presidentit amerikan që del e infektuar me COVID-19, raportojnë media amerikane.

  • 11:39

    Italia s’ka shpëtim nga Covid-19/ Raste të reja me virus nga Ballkani po shtohen në rajonin e Venetos

    Guvernatori i Venetos, Luca Zaia.

    Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, por javët e fundit është parë një ulje e ndjeshme si për numrin e viktimave gjithashtu edhe në numrin e rasteve të reja. Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se raste të reja janë regjistruar në Veneto të Italisë, ku sipas autoriteteve janë raste që vijnë nga Ballkani. Lidhur me këtë shfaqje të rasteve të reja Guvernatori i Venetos u shpreh  i shqetësuar se po shkatërrojnë të gjithë mundin për 4 muaj izolim dhe zbatim të masave që bënë deri më tani.  Po hedhim në plehra 4 muaj masash.”- ka thënë guvernatori i Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditët e fundit nga 0.43 në 1.63.  Siç është raportuar edhe nga mediat italiane vatra të shumta po zbulohen  çdo ditë në këtë rajon, nga të parët që u godit nga pandemia në javët e para të vitit, ndoshta edhe më herët. Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia. Prandaj ai së bashku me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i prekur nga virusi. Ndërkohë në mënyrë të papërgjegjshme, personi i infektuar ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje. Dy ditë më vonë, simptomat e para, temperaturë, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje. Testimi del pozitiv. Mjekët i kërkojnë të shtrohet në spital por sipërmarrësi refuzon dhe mbyllet në shtëpi, deri sa gjendja e tij nuk përkeqësohet dhe shtrohet në reanimacion.

  • 11:10

    Covid-19 i dha goditjen e fortë/ Air France planifikon të shkurtojë mbi 7.000 vende pune

    Foto ilustruese

    Air France-KLM planifikon të shkurtojë më shumë se 7.500 punonjës të kësaj linje, si shkak i krizës së krijuar nga Covid-19. “Linja ajrore e dytë më e madhe në Evropë do të shkurtojë 6,560 staf në “Air France”, me kompaninë rajonale franceze Hop! duke humbur 1,020 vende pune.”- është shprehur bordi në një njoftim për shtyp, pas takimeve me përfaqësuesit e personelit të të dy kompanive.  Ndër të tjera u tha se rimëkëmbja duket se është shumë e ngadaltë për shkak të paqartësive rreth Covid-19. Shkurtimet do të ndodhin gjatë tre viteve të ardhshme.  Por grupi përmendi gjithashtu heqjen e kufizimeve të udhëtimit dhe ndryshimin e kërkesës së klientit si shkak potencial për problemet në të ardhmen. I goditur rëndë nga kriza e COVID-19, si i gjithë sektori i aviacionit, grupi “Air France” ka nisur një plan ristrukturimi, që planifikon zvogëlimin e rrjetit të tij francez  me 40%, deri në fund të vitit 2021.

Shto Koment