Bota

Mbi 524 mijë viktima në gjithë botën/ Meksika kërkon mbylljen e kufijve me SHBA, shkak shtimi i rasteve të reja

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,993,124  persona. Ndërkohë 524,198 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,152,965 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 524 mijë viktima në gjithë botën/ Meksika kërkon mbylljen e kufijve me SHBA, shkak shtimi i rasteve të reja Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,837,189 të infektuar dhe janë shënuar 131,485 vikitma, ku vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë regjistruar mbi 50 të infektuar.  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 29,189. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 679 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 61,990 viktima dhe mbi 1.5 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,542 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 5 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,818 mijë viktima dhe në Francë 29,875, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28,368 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

A.C/Dosja.al

  • 15:56

    “Përhapet më shpejt”, Studimi i ri: Virusi deri në 9 herë më shumë infektiv

    Foto ilustruese

    Në një kohë që e gjithë bota mbarë po përballet me virusin e egër Covid-19 ende nuk është prodhuar vaksina anti-virusit. Ndërkohë prej dy ditësh është bërë me dije se SHBA-ja ka blerë të gjithë stokun me Remdesivir ilaçin që është aprovuar se mund të kurojë Covid-19, sëfundmi mediat e huaja kanë publikuar një studim të fundit në lidhje me koronavirusin.  Ky studim tregon se Covid-19, është bërë më shumë infektiv teksa kanë kaluar mbi 6  muaj që ka shpërthyer në Kinë.  Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, se me ngritjen e temperaturave ai do të ishte më i dobët, po ndodh krejt e kundërta. Instituti “La Jolla”, në të cilin është kryer studimi, thotë se nuk ka akoma prova se koronavirusi është ashpërsuar.  Ai vijon të mbetet po njësoj agresiv se më parë, por më shumë infektiv. Tashmë ai është bërë 3 deri në 9 herë më infektiv. Kujtojmë se edhe në vendin tonë ka më shumë se 3 javë që   rastet e reja janë rritur ndjeshëm. Ku edhe sot është shënuar një rekord i ri me 90 të infektuar në 24 orët e fundit.

  • 13:45

    Rikthehet gjendja e emergjencës/ Mbyllen kafenetë dhe konviktet, autoritetet serbe marrin masat e rrepta: Kush nuk mban maskë do të gjobitet

    Foto ilustruese

    Në një kohë që situata e Covid-19 është përkeqësuar shumë në Serbi,  autoritetet kanë marrë  masa të rrepta, ku raportohet se kush nuk mban maskë do të gjobitet. Teksa ka folur drejtpërdrejt në Televizionin shtetëror serb (RTS), Vuçiç tha se klubet, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen midis orës 11:00 dhe 6:00 të mëngjesit. Ai shtoi se do të vendoset ndalimi i tubimeve publike me më shumë se 100 njerëz dhe tubimet në natyrë me më shumë se 500 persona.  Vuçiç  tha se gjobat, ndërmjet 5.000 dhe 6.000 dinarë, do të aplikohen nëse njerëzit nuk mbajnë maska ​​në transportet publike dhe qendrat tregtare.  Në Beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli. Tre spitale në Beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë.

  • 13:16

    I ati shkeli rregullat e Covid-19/ Zëdhënësi i Johnson: Janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet

    Kryeministrit britanik, Boris Johnson.

    Një ditë më parë i ati i kryeministrit britanik, Boris Johnson, Stanley tregoi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte fluturuar  drejt Greqisë, në një kohë që vet lideri britanik ka vendosur masa të rrepta për mbylljen e kufijve me shtetin grek. Udhëtimi i të atit të kryeministrit shkaktoi goxha reagime dhe kritika pasi i pari që thyente rregullat e Johnson ishte i ati i  tij.  Tashmë  Johnson sa i përket kësaj çështje për babain e tij është shprehur, se pavarësisht nga këshillat që i jepeshin shtetasve britanikë për të shmangur të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme ndërkombëtare, duhet t’i bëheshin babait të tij.  79-vjeçari Stanley Johnson ka mbërritur  në Athinë dy ditë më parë, për të vizituar vilën e tij, ndërsa ka publikuar edhe një video në Instagram ku tregonte se si kishte ulur avioni. Zëdhënësi i kryeministrit tha se këshillat e Zyrës së Jashtme për udhëtimet ndërkombëtare mbeteshin në fuqi, por ai deklaroi se  “janë individët ato që i bëjnë vetë gjykimet”. Stanley Johnson fluturoi për në Athinë nëpërmjet Bullgarisë sepse qeveria greke i ka ndaluar fluturimet direkte nga Britania e Madhe deri në 15 korrik. E më pas postoi edhe një foto tjetër në Instagram ku shfaqej me maskë  për fytyrën, foto të cilën dukej se e  kishte shkrepur brenda një aeroporti.

  • 12:56

    SHBA nuk gjen qetësi/ Rekord rastesh të reja, raportohen mbi 55 mijë të infektuar nga Covid-19

    Foto ilustruese

    Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite është  regjistruar një numër i lartë i personave të infektuar dhe  viktimave. Në 24 orët e fundit mësohet se janë 55 mijë  raste të reja me Covid-19, një “rekord i zi” është përsëritur më herët edhe në Brazil, vend i cili është goditur rëndë nga Covid-19.  Për shkak të shtimit të rasteve të reja, disa prej Guvernatorëve atje janë detyruar që të ndalojnë hapjen e shteteve të tyre pas bllokimeve të rrepta.

  • 12:12

    “Virusi nuk ka ikur”, Angela Merkel: Këto 6 muaj përcaktojnë të ardhmen e Evropës

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

    Koronavirusi ka “mbërthyer” prej muajsh të gjithë botën mbarë, duke shkaktuar një numër të lartë të viktimave dhe të të sëmurëve, duke bërë që kufijtë e shumë shteteve të qëndrojnë të mbyllur. Tashmë kur SHBA duket qartazi se nuk është udhëheqësja globale për pandeminë , Gjermania është edhe vendi i vetëm që po menaxhon këtë luftë të ashpër me Covid-19, pavarësisht se është një ndër vendet më të goditura nga pandemia.  Ditën e djeshme kancelarja kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Evropa po përballet me situatën më të vështirë në historinë e saj dhe paralajmëroi se pandemia e virusit të COVID 19 nuk është zhdukur ende.  “Çdo ditë shohim që virusi nuk ka ikur.”- u shpreh ajo në një video-konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.  Sipas saj, pandemia është duke testuar aftësinë e Evropës për t’u ringritur së bashku. Ndër të tjera Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve evropianë të arrijnë një marrëveshje mbi një fond, në mënyrë që të ndihmojnë  në zbutjen e pasojave ekonomike të virusit. Teksa ka folur nga Brukseli, Von der Leyen tha se fillimi i Presidencës gjermane të Bashkimit Evropian erdhi në një “moment të rëndësishëm” dhe shtoi se 6  muajt e ardhshëm do të “përcaktojnë të ardhmen e Evropës”.

  • 9:33

    Bilanc tragjik në Meksikë/ 679 viktima dhe mbi 6 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, kërkohet mbyllja e kufirit me SHBA

    Foto ilustruese

    Përhapja e koronavirusit në Meksikës është rritur ndjeshëm me një rekord rastesh të reja. Ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 6.741 raste me Covid-19 ndërsa 679 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë. Tashmë numri i për gjithshëm i viktimave ka shkuar në 29,189 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.  Si shkak i rritjes sërasteve të reja me Covid-19, zyrtari i lartë shëndetësor në Meksikë ka kërkuar që të mbyllet përkohësisht kufiri me SHBA. Ndërkohë ekspertët vendas kanë njoftuar se kjo rritje e rasteve të reja në Meksikë ka ardhur si shkak i gjendjes teje të rënduar të virusit në SHBA.

Shto Koment