Aktualitet

Mbi 500 lindje në maternitetin e Shkodrës gjatë pandemisë, mjeku apel nënave të reja: Shmangni spitalet

Shefi i repartit "Obstetri-Gjinekologji", Senad Halluni ka këshilluar nënat e reja dhe familjarët e pacientëve, që të shmangim spitalet, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19.
Featured image of article: Mbi 500 lindje në maternitetin e Shkodrës gjatë pandemisë, mjeku apel nënave të reja: Shmangni spitalet Senad Halluni

SHKODËR -Në spitalin rajonal të Shkodrës, në repartin Obstetri-Gjinekoogjike që nga fillimi i pandemisë ka pasur mbi 500 lindje. Edhe pse ka një rritje të numrit të grave shtatzëna, krahasuar me një vit më parë, lindjet janë të njëjta.

Shefi i shërbimit Obstetri-Gjinekologji, Senad Halluni, ka këshilluar nënat e reja dhe familjarët e pacientëve, që të shmangin spitalet.

Në spital është mirë të vijnë vetëm personat që e kanë të domosdoshme. Tani nuk është momenti sepse rrezikohen mjekët dhe jeta e nënave bashkë me foshnjen”, tha Halluni për Abcnews.al.

Më tej Halluni ka teguar edhe masat që janë marrë si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Masat e përgjithshme janë marrë në hyrjet dhe daljet e personave familjarë. Identifikohen personat me temperaturë për të kuptuar se si është situata. Bëjmë matjen e temperaturës së personelit dhe shohim kontaktet që kanë pasur”, vijoi ai.

Në këtë repart situata duket e qetë, edhe pse ka pasur dhjetëra raste me COVID-19 në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment