Aktualitet

Mbi 35 mijë dosje kanë mbetur pezull në GJL, ambasada e SHBA nis lëvizjet: Kemi punësuar avokatë, të merren sa më shpejt vendime

Në një postim  në Facebook, bën me dije se Gjykata e Lartë ka më shumë se 35 mijë dosje, që nuk janë shqyrtyar dhe për këtë do të ofrojnë ndihmë.
Featured image of article: Mbi 35 mijë dosje kanë mbetur pezull në GJL, ambasada e SHBA nis lëvizjet: Kemi punësuar avokatë, të merren sa më shpejt vendime Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë prej kohësh po ndjek zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ecurinë e saj. Në një postim  në Facebook, bën me dije se Gjykata e Lartë ka më shumë se 35 mijë dosje, që nuk janë shqyrtyar dhe për këtë do të ofrojnë ndihmë.

Më tej njoftohet se USAID dhe KLGJ kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ofruar ndihmë. Sipas marrëveshjes një grup avokatës të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, postimi i ambasadës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata e Lartë tashmë ka katër anëtarë, pasi përveç Ardian Dvoranit, KLGJ pak javë më parë zgjodhi dhe tre anëtarë të tjerë, Sokol Sadushin, Ilir Pandën dhe Ervin Pupën. Të tre anëtarët kanë shprehur shqetësimin për dosjet e mbetura pezull dhe kanë shprehur se si ky ngërç mund të zgjidhet.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Mbi 35 mijë dosje kanë mbetur pezull në GJL, ambasada e SHBA nis lëvizjet: Kemi punësuar avokatë, të merren sa më shpejt vendime

  1. Ambasada amerikane perpara se te firmose letra me emrin Memorandume, duhet te kerkoje falje para shqiptareve si nje nga organizatoret dhe drejtueset e kesaj krize te papare ne cdo vend te botes, te sistemit gjyqsor…ishte ambasada amerikane me ne krye z.Lu qe shkaterroi cdo pavarsi te pushtetit gjysor ne RSH, nen petkun e te ashtuquajture Reforme. Ku jemi pas kater vjetesh ? Cilat jane rezultatet ? Nje gjyqsor i paralizuar, nje gjyqsor i kapur politikisht nga edi rama dhe kriminelet qe ai mbehstet. Kujt i duhet ky memorandumi

Shto Koment