Aktualitet

Mbi 21 mijë viktima nga COVID në botë/ Mjeku Ilir Allkja: Po përhapet edhe në vendet e nxehta, nuk dihet nëse me ardhjen e verës do përfundojë epidemia

Allkja ka deklaruar se virusi po përhapet me shpejtësi edhe në vendet e nxehta.
Featured image of article: Mbi 21 mijë viktima nga COVID në botë/ Mjeku Ilir Allkja: Po përhapet edhe në vendet e nxehta, nuk dihet nëse me ardhjen e verës do përfundojë epidemia Ilir Allkja

Tiranë- Mjeku Ilir Allkja ka deklaruar së fundmi se luftën me COVID-19, mund ta fitojmë  vetëm me higjenë strike dhe distancim social. Mjeku ka publikuar edhe shifrat, ku deri më tani kanë humbur jetën në botë, pas infektimit me COVID-19, 21 mijë 297 persona dhe ky virus është përhapur edhe në vendet e nxehta. Mjeku shprehet se nuk dihet nëse me ardhjen e verës do përfundojë epidemia.

“Epidemia mbarëbotërore e koronavirus COVID-19 kan prekur tashmë 198 vende dhe territore në të gjithë botën dhe përfshirje ndërkombëtare ! Rastet në vendet e nxehta si Dubai (EBA) me 333 raste, Arabia Saudite me 900 raste e disa vende të tjera krijojnë konfuzion dhe e shkundin besimin se me ardhjen e verës epidemia do të përfundojë. Shpresat për ta mundur mbeten tek higjena strikte, distancimi social, e ndoshta edhe izolimi social në kushte të dyshimta!:”, shprehet Ilir Allkja në një postim në Facebook. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Shifrat

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 174 të infektuar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan, Has dge Tropojë. Gjendja e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment