Aktualitet

Mbi 200 mln lekë dëm shtetit/ Arrestohen në Tiranë 5 persona, mes tyre një punonjës i Tatimeve, akuzohen për mashtrim (EMRAT)

Arrestohen 5 persona dhe dy të tjerë në janë kërkim pasi bërë ndërmjet tyre shitje fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në vlerën e mbi 200 milionë lekëve. Të arrestuarit: Leonard Runa 33 vjeç, Elsion Allushi 34 vjeç, Adrian Keke 51 vjeç, Samuel Hajdini 32 vjeç dhe Shpat Agolli 35 vjeç.
Featured image of article: Mbi 200 mln lekë dëm shtetit/ Arrestohen në Tiranë 5 persona, mes tyre një punonjës i Tatimeve, akuzohen për mashtrim (EMRAT) Foto ilustruese
Përditësuar:

Tiranë- Policia e Tiranës gjatë operacionit “Ndërmjetësi“ ka arrestuar 5 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në vlerën e mbi 200 milionë lekëve të vjetra (20.568.304 lekë). Policia ka arrestuar Shpat Agollin, administrator i një shoqërie, Samuel Hajdinin, punonjës  në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Elison Allushin, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firmë private, Leonard Runa, ekonomist dhe  Adrian Keke. Ndërsa në kërkim janë I. D. dhe D. S..

Gjykata për të arrestuarit ka dhënë masën “arrest me burg” dhe mbi ta rëndojnë akuzat: Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe ” Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “NDËRMJETËSI“. Operacioni, në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI“, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Sh. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, .

A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment