Bota

Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë botën/ Shifra të frikshme në Meksikë, rriten rastet e reja me Covid-19 në Indi

  • Vaksina e Rusisë për COVID-in/ Studiuesit rusë dyshojnë në efektivitetin e saj
  • Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 20,810,640 persona. Ndërkohë 747,284 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,712,415 qytetarë.
    Featured image of article: Mbi 20 milionë të infektuar në mbarë botën/ Shifra të frikshme në Meksikë, rriten rastet e reja me Covid-19 në Indi Foto ilustruese

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,360,302 të infektuar dhe janë shënuar 169,131 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

    India ka raportuar një bilanc të lartë të të infektuarëve  ditën e sotme, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 47,000. Infeksionet u rritën me 66,999 të enjten nga një ditë më parë, ku tashmë numërohen rreth 2.4 milion të infektuar deri më sot, është shprehur ministria e shëndetësisë në Indi.

    Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 54,666, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 737 pacientë me Covid-19.
    Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 104,263 viktima dhe 3,170,474 milionë të infektuar.

    Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 15,260.

    Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,756 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 19  raste të reja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,225 viktima dhe në Francë 30,354, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,581.

    Sa i përket kësaj situate kreu i OBSH është shprehur se teksa numri i të infektuarëve ka shkuar mbi 20 milionë, ende ekziston rreziku i një shpërthimi tjetër i pandemisë Covid-19. Deri më tani teksa ka kaluar gjysëm viti me pandeminë e Covid-19, vetëm një ditë më parë është aprovuar për vaksina e parë kundër virusit vdekjeprurës, dhe është pikërisht Rusia shteti që ka arritur të prodhojë i pari në një kohë që shumë shtete të tjera po punojnë për krijimin e saj.

    Por disa dokumenteve zyrtare kanë vërtetuar se vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje.

    Burimi:  TheGuardian 

    A.C/Dosja.al

    • 11:46

      Kriza e Covid-19/ Shefi i OKB-së ngre alarmin: Pandemia po rrezikon paqen në botë

      Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

      Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën, ku ditë pas dite po rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve dhe viktimave nga Covid-19. Ndërkohë sa i përket kësaj situate,  Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e COVID-19 përveçse kërcënon rezultatet në luftimin e varfërisë globale dhe ndërtimin e paqes, rrezikon të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të nxisë të reja.  Guterres gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, foli mbi vështirësitë e ruajtjes së paqes gjatë pandemisë, duke u shprehur se thirrja e tij më 23 mars për një armëpushim të menjëhershëm në konflikte në të gjithë botën, bëri që një numër i palëve ndërluftuese pushuan së luftuari.  “Megjithatë, për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk i shtyu palët të pezullojnë armiqësitë ose të bien dakord për një armëpushim të përhershëmE gjithë kjo do të thotë që angazhimi ynë për të mbajtur paqen është më urgjent se kurrë.”- tha Guterres. Pre muajit mars të 2020, kohë të cilën virusi u përhap në më shumë se 200 shtete përfshirë edhe vendin tonë,  Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandeminë nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19. Rasti i p rë është shënuar një Kinë  në dhejtor të 2019, por u përhap shumë shpejt në mbarë globin.

    • 08:43

      Putin aprovoi vaksinën ruse, Fauci: Unë kam shumë dyshime nëse është e sigurt

      Anthony Fauci

      Lajmi i Presidentit rus, Vladimir Putin për aprovimin e vaksinës së parë kundër Covid-19 ka dhënë shumë shpresë  për mbarë botën, por mesa duket nuk është aq e sigurtë sa tha Putin. Shumë ekspertë të shëndetësisë dhe zyrtarë  të lartë të disa shteteve kanë reaguar  mbi aprovimin e vaksinës  ruse.  Së fundmi edhe eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci dyshon në cilësinë dhe sigurinë që ka vaksina ruse.   “Të kesh një vaksinë dhe të provosh se vaksina është e sigurt dhe efikase janë dy gjëra të ndryshme. Shpresoj, por kam shumë dyshime dhe nuk kam dëgjuar të ketë prova se vaksina e krijuar nga rusët është e sigurt dhe efikase.”- është shprehur Fauci, deklaratë e  cila vjen nga një intervistë ekskluzive me National Geographic. Kujtojmë se gjithashtu edhe ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, ditën e djeshme u shpreh se vaksina ruse nuk ishte testuar mjaftueshëm, dhe se vaksinimi i miliona njerëzve do të ishte i rrezikshëm. “Jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Rrusi.”- tha Spahn.  Ndërkohë kujtojmë se mediat e huaja zbuluan që pretendimi i Putin se edhe një nga vajzat e tij e ka provuar vaksinën ruse,ka rezultuar i rremë.

    Shto Koment