Bota

Mbi 10 mln të infektuar në të gjithë globin/ Raste të reja me Covid-19 në Kinë, Meksika dhe Brazili s’gjejnë qetësi

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,716  viktima dhe në Francë 29,778 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28,341 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 10 mln të infektuar në të gjithë globin/ Raste të reja me Covid-19 në Kinë, Meksika dhe Brazili s’gjejnë qetësi Foto Ilustruese

SHBA vijon të jetë vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit.  Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,596,770 të infektuar dhe janë shënuar 128,152 viktma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 26,381 persona. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 602 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë larta çdo ditë. Deri më tani numërohen 57,103 viktima dhe mbi 1.3 milionë të infektuar.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,500 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 13 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,716  viktima dhe në Francë 29,778 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28,341 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19  brenda një dite. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19.

Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment