Bota

Mbi 10 mijë viktima nga koronavirusi, në SHBA autoritetet japin urdhër që njerëzit të varrosen nëpër parqe

Numri i lartë i viktimave në Amerikë si shkak i koronavirusit ka shtyrë autoritetet që të vdekurit t'i varrosin nëpër parqet e Nju Jorkut.
Featured image of article: Mbi 10 mijë viktima nga koronavirusi, në SHBA autoritetet japin urdhër që njerëzit të varrosen nëpër parqe Nje park ne Nju Jork i kthyer ne varreza

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë  në botë për numrin e të infektuarëve nga Covid-19 dhe tashmë është treta në listën e vendeve për numrin më të lartë të viktimave.

Mbi 300 mijë raste infeksioni, në SHBA edhe numri i viktimave ka shkuar mbi 10 mijë, duke krijuar edhe probleme me menaxhimin e trupave të pajetë.

Presidenti i Komisionit të Shëndetësisë, Levine paralajmëroi se të gjitha viktimat nga koronavirusi gjatë ditëve të ardhshme mund t’i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot.

“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.-shkroi ai në Twitter.

1150 të vdekur të tjerë janë shënuar brenda 24 orëve, sipas të dhënave të Univrsitetit Johns Hopkins, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 10 783.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne mund të kemi të bëjmë me varrosje të përkohshme, në mënyrë që të mund të merremi me secilën familje më vonë. Natyrisht vendi që kemi përdorur historikisht është ishulli Hart.”–  tha kryebashkiaku de Blasio në një konferencë për shtyp në Navy Yard të Brooklyn.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një 1.5 milion teste në të gjithë Amerikën, një numër relativisht  i lartë krahasuar me vendet e tjera.

Burimi: Nypost

A.C/Dosja.al

Shto Koment