Aktualitet

Mbi 1 mln euro mashtrim! “Dërgesa e fundit” arreston kosovarin në Tiranë, u merrte para qytetarëve duke u premtuar dyfishimin e tyre në një kompani sigurimi në Zvicër, shpallet në kërkim bshkëpunëtorja

Mësohet se 51-vjeçari në bashkëpunim me një vajzë që është shpallur në kërkim, mashtronin qytetarët, duke u marrë shumë të konsiderueshme parash dhe duke u thënë se do të përfitonin dyfishin e tyre përmes një kompanie sigurimi në Zvicër.
Featured image of article: Mbi 1 mln euro mashtrim! “Dërgesa e fundit” arreston kosovarin në Tiranë, u merrte para qytetarëve duke u premtuar dyfishimin e tyre në një kompani sigurimi në Zvicër, shpallet në kërkim bshkëpunëtorja Foto ilustruese

TIRANË– Një 51-vjeçar me inicialet L.M., me origjinë nga Kosova dhe rezident në Zvicër është vënë në pranga në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim.

Mësohet se 51-vjeçari në bashkëpunim me një vajzë që është shpallur në kërkim, mashtronin qytetarët, duke u marrë shumë të konsiderueshme parash dhe duke u thënë se do të përfitonin dyfishin e tyre përmes një kompanie sigurimi në Zvicër.

Por, në fakt 51-vjeçari zhdukej mas marrjes së parave bashkë me bashkëpunëtoren dhe qytetarët, jo vetëm që nuk merrnin dyfishin, por humbisnin edhe paratë që u kishin dhënë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa e fundit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi :

L.M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumenta shëndëtsore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment