Bota

Mbi 1.3 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në botë, Franca, Italia dhe Spanja, vendet më të prekura në Europë, Johnson futet në oksigjen (SHIFRAT)

Mbi 1.3 milionë persona rezultojnë të infektar me COVID-19 në të gjithë botën. Ndërkohë janë shënuar deri më tani mbi 71 mijë viktima.
Featured image of article: Mbi 1.3 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në botë, Franca, Italia dhe Spanja, vendet më të prekura në Europë, Johnson futet në oksigjen (SHIFRAT) Kancelari austriak, Sebastian Kurz, Boris Johnson dhe Tufat e tulipaneve tek varrezat

Koronavirusi po merr jetë njerëzish çdo ditë. Nurmi i personave të infektuar në të gjithë botën ka shkuar në 1,302,421. Ndërkohë, mbi 71 mijë persona kanë humbur jetën, por lajm i mirë është se 269,494 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. Kina, e cila është edhe vendi ku u përhap për herë të parsë virusi, mesa duket e ka situatën nën kontroll. Në 24 orët në këtë shtet janë shënuar 2 vdekje.

Tashmë Europa ngelet epiqendra e COVID-19. Në Itali janë shënuar 16523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Gjatë orëve të fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 637 qytetarë, shifra më e vogël kjo në Spanjë që prej datës 24 mars. Masa të ashpra për COVID-19 ka marrë edhe SHBA, pasi aty janë  infektuar 336,830 persona dhe janë shënuar 9,618 viktima.

Edhe Britania ka një rritje të ndjeshme të  numrit të viktimave, por ditën e sotme është mësuar se kryeministri britanik, Borsis Johnson i  cili ishte në karatinë, është futur në oksigjen pasi  gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar akoma më shumë nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi, për të cilin ende nuk ka një vaksinë është përhapur gjerësisht edhe në Ballkan. Në Greqi janë infektuar 1,735 persona dhe kanë vdekur 73 qytetarë. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Ndërsa, në Shqipëri janë infektuar 377 persona dhe janë shënuar 22 viktima. Mbi 100  të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

Burimi:worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

  • 17:20

    Humbin jetën 636 pacientë brenda 24 orëve në Itali, shkon në 16.523 numri i viktimave nga COVID-19

    Foto ilustruese

    Të paktën 636 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave ne  16.523. Dy ditët e fundit është parë një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave, ku dje  shënuan 525 viktima nga koronavirusi. Sërish është rritur bilancii viktimave, krahasuar me ditën e djeshme që u panë rënie e ndjeshme e numrit të të vdekurve. Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 16523, bilanci më i lartë në botë mes vendeve që janë prekur nga virusi. Ndërsa numri i të infektuarëve është rritur në  132,547, ku vetëm 3599 raste të reja janë shënuar brenda një dite.

    Buletini i 6 prillit
  • 17:00

    Hodhën akuza për ‘pirateri’, Amerika mohon se ka rrëmbyer maskat me destinacion Gjermaninë

    Foto ilustruese

    Zyrtarët gjermanë në Berlin i kanë akuzuar amerikanët për devijim nga një aeroport në Bangkok, tha një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Tajlandë, lidhur me këtë çështje. Kjo deklaratë erdhi pasi zyrtari i lartë gjerman Andreas Geisel tha të premten se një dërgesë prej 200,000 maskash të destinuara drejt Gjermanisë ishte rrëmbyer në Bangkok dhe ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara,  duke e cilësuar si një akt ‘piraterie moderne.’ Ditët e fundit, politikanët francezë kanë akuzuar gjithashtu blerës të paidentifikuar amerikanë për maskat e porositura nga Franca, me drejtuesin e rajonit “Grand Est” i prekur nga koronavirusi, duke thënë se ka qenë një plan i përgatitur për rrëmbimin e maskave. Megjithatë nga ana tje tër zyrtarët amerikanë i kanë mohuar këto akuza. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ndërmori asnjë veprim për të devijuar furnizimet e 3 milionë maskave që ishin destinuar për në Gjermani dhe as nuk kishte dijeni për një dërgesë të tillë.”-tha Jillian Bonnardeaux, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Bangkok.

  • 16:48

    Rritet lista e mjekëve që humbën betejën me Covid-19, shkon në 87 numri i mjekëve dhe infermierëve të vdekur në Itali

    Foto ilustruese

    Italia ditën e djeshme ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga Covid-19, por ndërkohë po rritet çdo ditë e më tepër lista e mjekëve dhe infermierëve që vdesin nga virusi. Sipas Federatës së urdhrit të mjekëve mësohet se ka shkuar në 87 numri i mjekëve të vdekur nga Covid-19 në Itali. Së fundm mësohet se janë regjistruar edhe 7 vdekje të tjera në stafet e shëndetësiës, mes tyre dy mjekë të përgjithshëm, një kardiolog një internist, një mjek spa, një radiolog dhe 1 reanimator. Ndërsa në bazë të raporti i fundit i Institutit Superior të Shëndetësisë, konfirmon 12.252 punonjës të shëndetësisë që janë infektuar nga virusi.

  • 16:30

    Nuk u varrosën nga familjarët, shpërndahen tulipanët tek të gjithë të vdekurit nga koronavirusi

    Tufat e tulipaneve tek varrezat

    Javët e fundit teksa numri i viktimave është rritur ndjeshëm ka qenë e pamundur që vet familjarët të shkojnë e të varrosin të dashurit e tyre. Por me të gjithë procedurat janë marrë komunitetet fetare ose agjencitë e funeraleve. E për këtë arsye, punonjësit e komunës së Campo di Arese në Italisë kanë kanë vendosur që të vendosin tulipanë tek varret e t gjithë njerëzve që vdiqën nga koronavirusi. Pasi ky është edhe sezoni kur në Campo di Arese kanë çelur tulipanët. Vendosja e tulipanëve tek të gjitha varret është bërë në simbol të mungesës së familjarëve që nuk iu dhanë lamtumirën e fundit njerëzve të tyre. “Ne menduam të marrim një pjesë të luleve për t’i vendosur ato në varreza: një vëmendje shtesë, në funksion të Pashkëve të Shenjta, për ju që në këtë moment nuk mund të shkoni të vizitoni të shtrenjtët tuaj që janë larguar nga kjo botë.”- thanë punonjësit Campo di Arese në Itali. Ata donin t’i blinin tulipanët për t’i çua në varreza, por pronari i vendosi të mosu marrë para, ai i dhuroi tulipanët për të ndjerët. “Ne donim të ishim pjesë e iniciativës, duke dhuruar tulipanët për varrezat. Lutja jonë bashkohet me atë të të gjithë Italisë.”-u shprehën ata.

  • 16:30

    “Të lira dhe të dobishme…” mjeku italian tregon një mënyrë të thjeshtë për personat që nuk gjejnë dot maska

    Një mjek italian Piero Abbruzzese, i kirurgjise kardiake në Torino ka sugjeruar një mënyrë të re sesi të mbrohemi nga virusi kur dalim jashtë shtëpisë,nëse nuk kemi maskat normale kirurgjikale. Ai ka thënë përmes një  postimi në  Facebook  se pelenat e fëmijëve mund të përdoren edhe si maskë për të parandaluar koronavirusin. ‘Ata nuk janë të çertifikuar nga askush, por konceptualisht janë maska të shkëlqyera dhe kushtojnë shumë lirë. Me këto maska mund të marrësh frymë shumë mirë, nuk ka asnjë provë shkencore sepse nuk janë testuar, por për mendimin tim, për ata që nuk kanë, ato mund të jenë të dobishme. “– ka thënë Piero. 

  • 15:27

    Boris Johnson kishte nevojë për oksigjen, jep mesazhin nga spitali: Po punojmë së bashku për të luftuar këtë virus

    Boris Johnson

    Ditën e sotme kryeministri britanik, Boris Johnson, u fut në oksigjen pasi gjendja e tij u përkeëqsua shumë nga koronavirusi. Ndërkohë që një zyrtar shumë i afërt me kryeminstrin tha se ai mund të jetë përkeqësuar për shkak se ka punuar me të njëjtin ritëm edhe pse  i sëmurë, vet kryeministri Johson ëshët shprehur nga spitali se është mirë e puan vazhdon sërish. “Qëndroni në kontakt me ekipin tim ndërsa ne po punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt. Ju jeni më i miri në Britani.”- ka thënë Johnson duke  ju referuar spitalit ku është shtruar.

  • 15:27

    Bie numri i vdekjeve në Angli, shënohen 403 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Numri i vdekjeve të koronavirusit në Angli ka rënë herë të dytë, ku sot u shënuan vetëm 403viktima. Kjo ulje vjen prej ditën e shtunë ku vdiqën 637 persona nga virusi. Ndërsa të dielën u konfirmuan 555 njerëz të vdekur. “NHS” në Angi tha që pacientët ishin të moshës midis 35 dhe 106 vjeç. Londra regjistroi 129 vdekje, ndërsa 75 njerëz vdiqën në Midlands dhe 67 vdekje u konfirmuan në Veri-Lindje dhe Yorkshire.Sot në total Anglia numëron në të  gjithë territorin e saj 4,897 persona të vdekur nga  koronavirusi.

  • 13:53

    Një dritë shprese për italianët, mjekët në Romë nisin terapinë me ozon për pacientët në gjendje të rëndë

    Mjekët në Romë.

    Çdo ditë, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë po punojnë për një mënyrë efikase sesi të ndihmojnë pacientët në luftën kundër koronvirusit. Së fundmi mjekët në Itali kanë bërë që njerëzit të kenë ende shpresë për të fituar këtë betejë të fortë. Bëhet fjalë për një eksperimet që ka nisur ditën e djeshme zyrtarisht në repartet e “Policlinico Umberto I”. Terapia e ozonit ishte një propozim nga profesori Fabio Araimo Morselli, drejtor i spitalit “Policliniko Umberto I”  në Romë. “Terapia me ozon për të trajtuar pacientët Covid-19 ishte një ide e imja. Unë kam qenë në kontakt që në janar me kolegët kinezë të cilët e kanë përdorur këtë teknikë për të lehtësuar dhimbjet nëse një pacient është në fazën e përparuar të sëmundjes.Ozoni ka aftësinë të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive që kjo sëmundje shkakton tek pacientët (ozoni shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjet kronike ose në pacientët me kancer).  Gjëja e vështirë është të kuptojmë pikën e saktë në të cilën duhet të ndërhyjmë, por ne po punojmë për të.  Në terapinë me ozon, merrën 200 mililitra gjaku nga pacienti me Covid-19 e më pas ozonohen me një makinë speciale dhe më në fund ri-injektohen. Procedura është e thjeshtë dhe e riprodhueshme në çdo institucion.”-ka thënë ai.

  • 12:31

    Nga 1 maji do hapet çdo qendër tregtare, Austria vendi i parë në Europë që njofton planin për daljen nga izolimi

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

    Koronavirusi ka gjunjëzuar vende të fuqishme si Italia, Franca, Spanja, SHBA e Britania, por së fundmi Austria ka deklaruar po i jep fund planit për daljen totale nga izolimi. Sipas kancelarit austriak, Sebastian Kurz është raportuar se po planifikohet plani që të lejojë që dyqanet më të vogla të rihapen më 14 prill. Ndërsa rihapja e ë gjitha dyqaneve dhe qendrave tregtare besohet se do të jetë e mundur në datën 1 maj. Nga 1 maji e në vazhdim hotelet dhe restorantet do të hapen gradualisht deri në mes të majit. Ndërsa thuhet se deri në fund të qershorit s’do ketë asnjë biznes të mbyllur. Por megjihatë kufizimet për njerëzit do të zgjaten deri në fund të prillit. Me këtë plan që po përfundon aq shpejt dhe me data konkrete  Austria mund mund të jetë një nga vendet e para të Europës që synon të dalë nga izolimi në mënyrë graduale. Ndërkohë Kurz ka ritheksuar për qytetarët që të bëjnë kujdes akoma e t’iu përmbahen masave për distancimin shoqëror si edhe u kërkoi që të mos mblidhen për festën e pashkëve apo të qëndrojnë në grupe  të mëdha me të afërmit  e tyre.

  • 12:06

    Trupat e pajetë nga Covid-19 vendosen mbi njëri-tjetrin, morgu nuk ka më vend (PAMJET)

    Viktimat neper koridoret e spitaleve

    Përhapja masive e koronavirusit në SHBA ka bërë që të renditet në vendin e parë në botë për numrin e të infektuarëve, por edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm.

    Deri më tani janë shënuar 9620 të vdekur nga koronavirusi në SHBA duke e bërë të vështirë edhe punën e autoriteteve në morgun e spitalit sepse vdekjet janë të shumta.

    Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja  shihet sesi trupat e  pajetë janë mbështjellë me qese në ngjyrë portokalli dhe janë lënë përtokë nëpër koridoret e spitalit.

    Ky rast bëhet fjalë për spitalin në New York, ku fatkeqësisht morgu nuk ka më vend për të vdekurit nga Covid-19.

    Këto pamje tronditëse janë bërë virale në mediat sociale ku mësohet se në mungesë të hapësirës në  morgun e spitalit  viktimat transportohen gjatë kësaj kohe të vështirë.

  • 12:01

    Boris Johnson futet në oksigjen, përkeqësohet gjendja e kryeministrit britanik

    Boris Johnson

    Gjendja e kryemisntrit britanik, Boris Johnson është përkeqësuar akoma më shumë ditën e sotme nga koronavirusi, ku mediat e  huaja kanë  raportuar se ai është futur në oksigjen. Kjo pasi sipas mjekëve, jeta e tij ishte në rrezik, sepse  zyrtarët të tij më të afërt kanë treguar se Boris ka vijuar  të punojë nga shtëpia me të  njëjtin ritëm edhe pse i sëmurë. Sipas një deputeti britanik është mësuar se Johnson ishte shumë i etur për të imituar heroin e tij, Winston Churchill, por ai nuk pushoi dhe nuk mori  kohën e duhur për  kurimin e tij pasi vijonte të punonte si një lider edhe nga karantina. Ky neglizhim që Boris ka bërë kundrejt Covid-19 e ka përkeqësuar më shumë shëndetin e tij. Tashmë që Johnson është në oksigjen mbledhjet e përditshme të komitetit të krizës së koronavirusit po i drejton  zëvendësi i tij efektiv Dominic Raab.

  • 11:18

    Ulen vdekjet në Spanjë prej 24 marsit, 637 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

    Foto ilustruese

    Ditën  e sotme në Spanjë janë rregjistruar 637 viktima brenda 24  orëve, totali më i ulët ditor prejdatës 24 mars. Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke rritur shpresën se vendi po del nga kjo situatë e  vështirë. Megjithatë Spanja mbetet një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia, me 13.055 vdekje. 135.032 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga virusin, sipas ministrisë së shëndetësisë.

  • 11:00

    COVID-19/ Britania pezullon fluturimet me Japoninë, ‘American Airlines’ anulon për një muaj fluturimet në 3 aeroportet kryesore në New York

    Foto ilustruese

    Koronavirusi ka mbyllur kufijtë e shumë shteteve për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë edhe SHBA ku tashmë ka një  numër rekord të infektuarish ka marrë masa të forta për mbrojtjen nga virusi. Ditën e sotme British Airways ka njoftuar se do të se do të pezullojë fluturimet direkte mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë. Ndërsa American Airlines Group Inc tha ka thënë pasditen e së dielës se do të pezullojë më shumë fluturime brenda dhe jashtë vendit në tre aeroportet kryesore të New York City për rreth një muaj. “British Airways njoftoi se do të pezullojë të gjitha fluturimet direkte midis Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nga e Mërkura 8 prill. Fluturime direkte dhe indirekte po funksionojnë me linjat e tjera ajrore.”-është  thë në njoftim.

  • 11:00

    U shkarkua nga puna pasi paralajmëroi përhapjen e Covid-19, Kapiteni i Marinës amerikane rezulton i infektuar nga koronavirusi

    Ish- kapiteni Brett Crozier

    Kapiteni i Marinës amerikane Brett Crozier, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga detyra, ka shfaqur simptoma të koronavirusit vdekjeprurës që shpërtheu së pari në Kinë. Mediat e huaja kanë raportuar rastin e Crozier pasi kanë mësuar lajmin përmes disa burimeve të afërta me ish-zyrtarin e lartë të Marinës. Ndërkohë mësohet se kapiteni Crozier kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 para se të largohej nga drejtimi i aeroplanmbajtëses “USS Theodore Rusvelt”. Sa i përket Marinës amerikane, ajo refuzoi të jepte një deklaratë lidhur me rastin ish-kapitenit Crozier. Crozier u shkarkua si kapiten i USS Theodore Roosevelt pasi shkruajti një letër ku njoftonte drejtuesit e marinës se Covid-19 në anijen e tij po kërcënonte jetën e marinarëve që gjendjeshin aty. “Përhapja e sëmundjes po vazhdon dhe po përshpejtohet.“- shkroi ai. Por ku u largua nga anija pas shkarkimit nga puna, Crozier u befasua jashtëzakonisht nga ish-ekuipazhi i tij. Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai nuk mendon se Crozier duhet ta kishte shkruar atë letrën, e cila sipas tij ishte një gjë “e tmerrshme” për t’u bërë.

  • 11:13

    Italia nuk ia lë më veten në dorë fatit, guvernatorët marrin masa për covid-19: Askush mos të dalë nga shtëpia pa maskë. Gjoba shkon deri në 500 euro

    Foto ilustruese

    Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas mediave vendase, rajoni i Toskanës nuk do të lejojë asnjë qytetarë që të dalë nga shtëpia pa vënë maskë. Madje ka filluar edhe shpërndajen e tyre, ku një person merr 3 maska. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori Enrico Rossi me anë të një statusi në Facebook.

    “Kam lexuar në gazeta se qytetarët kanë rifilluar pakujdesinë dhe grumbullohen me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, sot do të vendos një rregull të ri për përdorimin e maskave jashtë banesës. Synimi im është që udhëri të zbatohet komunë më komunë duke filluar nga momenti që autoritetet të konfirmojnë se kanë shpërndarë 3 maska për kokë në çdo shtëpi.”

    Në masat e lëshuara deri më tani, qeveria nuk ka parashikuar detyrimin për të veshur maska, përveç atyre që kanë kontakte me publikun dhe atyre që shpërndajnë ushqime në shtëpi.

    Lombardia

    Urdhri i nënshkruar në 4 Prill 2020 më Lombardi gjithashtu detyron qytetarët që të dalin nga shtëpia vetëm me hundë dhe gojë të mbuluar. Ndryshe nga Toskana, Lombardia nuk ka shpërndarë maska, por ka udhëzuar përdorimin e shamive apo edhe të shallëve. Ndërsa bizneset janë vetëofruar që t’i sigurojnë klientëve që doreza një përdorimshe dhe alkool për duart. Edhe pse qytetarët mund të përdorin edhe sende të tjera veç maskës, punonjësit e supermarketeve duhet t’i veshin me patjetër.

    Marche

    Kryetari i komunës Cingoli, Michele Vittori ka dhënë urdhër që të gjobiten deri në 500 euro të gjithë ata që dalin pa maska nga shtëpia. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, administrata e komunës ka blerë me iniciativën e saj 11 mijë maska dhe u aka shpërndarë qytetarëve.  Një tjetër rregull që duhet respektuar është ai i mbajtjes së distancës së sigurisë, shkelësit e të cilit do të gjobiten nga  25 deri në 500 euro.

    Forca e rendit

    Pajisjet mbrojtëse personale (PPE) duhet të vishen edhe nga personeli i administratës apo forcat e rendit  që kryejnë shërbime operative apo që kanë ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut të infektimit. Rekomandohet të shmanget mbingarkesa e zyrave ku priten qytetarëet dhe të bëhet ajrimi i shpeshtë i saj. Kompanitë përgjegjëse duhet që për çdo ditë të bëjnë një pastrim të plotë dhe dezinfektim me zbardhues.

  • 8:17

    Gjithë bota me ‘gojë hapur’, shkenca mohoi se covid-19 infekton dhe kafshët, del pozitiv tigri Nadia i Kopshtit Zoologjik

    Tigri

    Një tigër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i quajtur Nadia, rezulton i infektuar me COVID-19. Mediet e huaja shkruajnë se tigri 4-vjeçar ndodhet në  kopshtin zoologjik ‘Bronx Zoo’ të New Yorkut dhe është i infektuar. Ndërkohë edhe tre tigra të tjerë dhe katër luanë, të cilët ndodhen në këtë kopësht zoologjik, dyshohet se janë të prekur nga COVID-19. Këta të fundit kanë kollë të thatë dhe pritet t’i nënshtrohen analizave për COVID-19. Departamenti i Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA) ka deklaruar se: ‘Nuk dihet se si do të zhvillohet kjo sëmundje te kafshët, pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë ato nga afër.”

    Sakaq,  kopshti zoologjik i Bronx është mbyllur për vizitorët që nga data 16 mars dhe nuk dihet se kur mund të hapet.

  • 8:40

    U shtrua me urgjencë në spital nga koronavirusi, kryeministri i Anglisë Johnson nis me analizat, mjekët të shqetësuar: Dyshojmë për pneumoni

    Boris Johnson

    Kryeministri Boris Johnson u shtrua me urgjencë në spital mbrëmjen e djeshjme disa ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus. Mjekët e spitalit, ku edhe është shtruar Johnson kanë bërë me dije se ai do t’i nënshtrohet disa testeve thelbësore, të cilat përfshijnë kontrollin e nivelit të oksigjenit dhe të organeve. Numri i tij i qelizave të bardha të gjakut dhe funksioni i mëlçisë e veshkave gjithashtu do të analizohen, ndërkohë që po shqyrtohet edhe mundësia për t’ju nënshtruar një elektrokardiogrami për t’i kontrolluar zemrën. Dr Sarah Jarvis i tha BBC-së se kryeministri gjithashtu do të skanonte kraharorin dhe mushkëritë, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ajo gjithashtu shtoi se do të ishte e vështirë që kryeministri të vazhdonte punën pasi i merrej fryma shumë shpejt dhe ishte i rraskapitur.

    “Fokusi kryesor do të jetë tek mushkëritë e tij. Shumica e të infektuarve mund të kenë inflamacion të mushkërive.”

    Ndërsa Dr Bharat Pankhania, pedagog i vjetër i Shkollës Mjekësore të Exeter, tha se kryeministrit donin që t’i bënin ç’do analizë, pasi pneumonia që ata dyshojnë mund të përparojë shpjet.

    “Nëse një pacient është me pneumoni, ai mund të përkeqësohet shumë shpejt prandaj kontrolli dhe kapja që në shenjat e para si psh.vështirësia në frymëmarrje është shumë e rëndësishme,” tha ai.

Shto Koment