Sociale

Mbetjet në grykëderdhjen e Drinit/ Specialistët ngrenë alarmin: Ndotja e rrezikshme, sa më parë një zgjidhje

Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, kësaj here me hedhjen e mbeturinave në lumenj.
Featured image of article: Mbetjet në grykëderdhjen e Drinit/ Specialistët ngrenë alarmin: Ndotja e rrezikshme, sa më parë një zgjidhje Mbetjet në lumin Drin

LEZHË- Në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë mbetjet paraqesin një situatë mjaft alarmante.

Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, kësaj here me hedhjen e mbeturinave në lumenj.

Specialisti i mjedisit Jak Gjini bën me dije se situata është mjaft alarmante, pasi dëmi nuk është vetëm për shëndetin dhe gjallesat në këtë zone, pasi malet me mbeturina shëmtojnë bukurinë e kësaj zone.

Ndotja e ujërave mbetet një problem shqetësues prej vitesh, i cili nuk po di të marrë zgjidhje, duke krijuar kështu dhe një impakt negativ edhe për turizmin në Lezhë.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment