Aktualitet

Mbetjet e rrezikshme në tragetin Brindisi-Vlorë, reagon gruaja e pronarit të firmës, Kornuzi: E morën për dëshmi dhe i vunë prangat, është i pafajshëm

Rozina Kornuzi ka deklaruar se burri i saj është i pafajshëm.
Featured image of article: Mbetjet e rrezikshme në tragetin Brindisi-Vlorë, reagon gruaja e pronarit të firmës, Kornuzi: E morën për dëshmi dhe i vunë prangat, është i pafajshëm Rozina Kornuzi

Vlorë-Rozina Kornuzi, gruaja e Zamir Kornuzit, një prej 6 personave të arrestuar dje në portin e Vlorës, pasi tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, ka hedhur poshtë akuzat dhe kërkon lirimin e bashkëshortit të saj.

“Ne jemi biznes i pastër. Nuk kemi lidhje me këtë qe po thuhet në media. Policia e mori burrin tim për një dëshmi dhe e arrestoi. Ne kemi punuar gjithmonë pastër në firmën tonë. Asnjëherë nuk kemi futur mbetje të rrezikshme”, është shprehur ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zamir Kornuzi është pronari i pikws sw grumbullimit firma “Kornuzi”.  Mbrëmjen e djeshme u kap një furgon me mbetje kancerogjene, i cili po tentonte të futej në Shqipëri përmes portit të Vlorës.Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe, si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku sipas njoftimit zyrtar po fusnin në Shqipëri një sasi të konsiderueshme amianti, e cila është një lëndë kancerogjene.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment