Aktualitet

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve, mbytet adoleshenti shqiptar në Itali

Ai ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve pasi është zhytur në ujë.
Featured image of article: Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve, mbytet adoleshenti shqiptar në Itali Foto Ilustruese

ITALI– Një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një fshat në Torino të Italisë.

Mësohet se adoleshenti, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur kishte shkuar të lahej në lumë së bashku me tre shokët e tij, gjithashtu shqiptarë.

17-vjeçari kishte mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve pasi ishte zhytur në ujë. Shokët e tij kërkuan ndihmë dhe njoftuan policinë. Edhe pas ardhjes së ekipeve të emergjencës nuk bëhej dot gjë për 17-vjeçari pasi tashmë kishte ndërruar jetë.

Trupi i tij u nxorr i pajetë nga uji dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment