Aktualitet

Mbetën të bllokuar në përroin e Zaranikës, shpëtohen dy turistët në Elbasan, iu rrezikua jeta nga ujërat e rrëmbyeshëm

Shpëtohen dy turistë në Elbasan, të cilët kishin mbetur të bllokuar në përroin e Zaranikës.
Featured image of article: Mbetën të bllokuar në përroin e Zaranikës, shpëtohen dy turistët në Elbasan, iu rrezikua jeta nga ujërat e rrëmbyeshëm Foto ilustruese

ELBASAN- Dy turistë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një “ishull” dheu në përroin e Zaranikës në Elbasan janë shpëtuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se turistët tentuan të kalonin përroin, por reshjet e pasdites së djeshme sollën ujëra të rrëmbyeshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë ata u bllokuan në këtë përrua, ndërohë jeta e tyre ishte në rrezik, pasi niveli i ujit po rritej nga minuta në minutë. Ata njoftuan policinë dhe menjëherë ndërhyri zjarrfikësja e Elbasanit, e cila i shpëtoi.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment