Aktualitet

Mbeten në burg 5 personat që akuzohen se grabitën çiftin në Memaliaj

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Donaldo Nelajn, Ilirjan Korbin, Dali Nelajn, Ari Isomatin dhe Armando Cakajn.
Featured image of article: Mbeten në burg 5 personat që akuzohen se grabitën çiftin në Memaliaj Foto nga grabitja në Memaliaj
Përditësuar:

Ditën e sotme Gjykata e Apelit në Gjirokastër  ka dhënë masën “arrest me burg” për  pesë personat e arrestuar nga policia e Tepelenës që akuzohen për grabitjen me armë dhe plagosjen e Mustafa Mustafait dhe gruas së tij, ngjarje e ndodhur më 22 janar të këtij viti në qytetin e Memaliajt.(lexo këtu)

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Donaldo Nelajn, Ilirjan Korbin, Dali Nelajn, Ari Isomatin dhe Armando Cakajn.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Giykatësi Tomor Skreli pasi ka dëgjuar argumentet nga prokurori Gjon Fusha dhe pretendimeve të avokatëve të të arrestuarve të cilët kërkuan lirimin e tyre, vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment