Showbiz

Mbështetur në shpatullat e Stresit me bikini, kush është bjondja që i zuri me shpejtësi vendin Kejsit (VIDEO)

Një video po qarkullon në rrjete sociale, teksa Stresi shfaqet me një tjetër femër që supozohet të jetë e dashura e tij e re.
https://www.dailymotion.com/video/x7ikdao

TIRANË– Pak ditë më parë qarkulluan lajmet se reperi Arkimed Lushaj është në një lidhje të re. Vetë Stresi nuk nguroi të shprehë publikisht që po e zëvëndësonte Kejsin. Në një postim në rrjete sociale, reperi publikoi një tavolinë romantike, mbushur me fruta.

Pas kësaj reperi ka postuar në rrjete sociale një shprehje, që më pas e ka fshirë: “Tu ngu Love Story: Për mu Nuk O problem…??? Qysh vazhdon se e kom harru”.

Ndërkohë menjëherë ka ardhur një përgjigje nga fansi i Stresit, të cilës reperi i ka dhënë pëlqimin e tij: “Ti ik nji tjetër, vjen.”

Por, pas këtij publikimi në rrjete sociale po qarkullon një video nga “Vipat e bllokut official”, sipër të cilës shkruhet: Stresi me të dashurën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një vajzë bjonde, mbështetur në shpatullat e Stresit, veshur me bikini të zeza, të gjithë jemi kuriozë të mësojmë më tepër për vajzën që i zuri me shpejtësi vendin Kejsit, ish-të fejuarës së Stresit.

Pak kohë më parë, çifti Stresi- Kejsi i dhanë fund të mënyrë tejet të papritur lidhjes së tyre. Pas daljes nga burgu, duket se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të cilat kanë mbetur pa rrugëzgjidhje, duke çuar drejt ndarjes. Kejsi menjëherë e fshiu mbiemrin Lushaj nga rrjetet sociale, ndërsa të dy nuk ndiqen më në Instagram. Theksojmë se nuk ka pasur asnjë deklaratë nga çifti, lidhur me ndarjen, apo arsyet që çuan drejt saj.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment