Showbiz

Mbështetur në BMW, Çiljeta dhe Albani të buzëqeshur kalojnë mbrëmjen bashkë, s’fshihen më (FOTO)

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga nuk e fshehin më, bëjnë foto të ngjashme dhe i postojnë në rrjete sociale.
Featured image of article: Mbështetur në BMW, Çiljeta dhe Albani të buzëqeshur kalojnë mbrëmjen bashkë, s’fshihen më (FOTO) Portieri, Alban Hoxha dhe këngëtarja, Çiljeta Xhilaga.

TIRANË– Portieri Alban Hoxha dhe këngëtarja, Çiljeta Xhilaga duken më të dashuruar se kurrë. Ditën e djeshme Albani nuk I kurseu komentet për këngëtaren, e ndërsa në mbrëmje kaluan disa momente bashkë. Në të njëjtën rrugë, mbështetur në një BMW të zezë, Çiljeta dhe Albani kanë postuar të njëjtat foto.

Me sa duket çifti kanë vendosur të mos rezervohen më dhe ta shfaqin dashurinë dhe lidhjen e tyre hapur.

Prej disa vitesh bashkë, mes uljeve dhe ngritjeve, më në fund këngëtarja dhe portieri duken të bindur për romancën e tyre, dhe përkushtohen plotësisht ndaj njëri-tjetrit.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment