LIVE UPDATES
Bota

Mbështetje e madhe për ambasadorin zviceran që kritikoi qeverinë e Kosovës

30 Mars 2019, 13:27 Nga DOSJA
Mbështetje e madhe për ambasadorin zviceran që kritikoi

Një nga një ambasadorët e vendeve të QUINT-it, dolën në mbështetje të kolegut të tyre zviceran, ambasadorit Jean Humbert Lebet, pasi një ministër në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se “po të pyetej ai, do ta largonte ambasadorin zviceran nga Kosova”.

Kjo deklaratë e ministrit në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, për ambasadorin zviceran erdhi pas deklaratave të tij gjatë një përurimi të një ujësjellësi në komunën e Skënderajt, investim zviceran, ambasadori zviceran Lebet, tha se nuk është normale që qeveria e Zvicres të investojë në ujesjellës e qeveria e Kosovës paguan veteranë të gënjeshtërt të luftës.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 për qind e vlerës për veteranët e luftës. Nuk jemi të lumtur të shohim, nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit”, tha ambasadori Lebet.

Reagimi i ministrit kosovar

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu një ministri kosovar, Pal Lekaj, i cili gjatë një interviste në një televizion lokal tha se, “ambasadori duhet me qenë i kujdesshëm, në deklarime të tilla para masës së njerëzve”. “Nuk është ambasadori me u marrë me të gjitha ato. Unë përulem para ndihmave, sepse nëse dikush ka marrë fonde prej Zvicrës jam unë. Por, publikisht para qytetarëve ta lidhë një çështje të investimeve me një çështje që është e ndjeshme dhe t’i quaj mashtrues veteranët është e pakuptimtë”, ka thënë Lekaj.

Mbështetje nga ambasadorët e tjerë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt e mbështeti deklaratën e ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës. “Kolegu zviceran tha atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me Kosovën ka arritur tek njerëzit! Por atëherë edhe pyetjet janë legjitime për shpenzimet e qeverisë. Jo mbi parimin e pensioneve, por për mënyrën se si ato menaxhohen. Për shkak se ne duhet t’ua shpjegojmë taksa paguesve, se përse po e bëjmë atë që po e bëjmë për të mirën e njerëzve në Kosovë”, ka shkruar ambasadori gjerman Christian Heldt.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili tha se “ka ardhur koha që populli i Kosovës ta dojë vendin dhe të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. “Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli, i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, shkroi ambasadori Ruari O’Conell. Në mbështetje të ambasadorit zviceran, dolën edhe ambasadori francëz dhe ai italian.

Partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ndërkaq, e quan skandaloze deklaratën e ministrit kosovar Pal Lekaj, drejtuar ambasadorit zviceran. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se ministri Lekaj duhet shkarkuar nga detyra, se “është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit. Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, shkroi në profilin e tij, Avdullah Hoti.

Edhe ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, në emër të qeverisë së Kosovës në një deklaratë për medie, thotë se Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet e tjera perendimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat. “Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, thotë në deklaratën e tij shefi i diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli.

Pas gjithë këtyre reagimeve, ministri në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, takoi ambasadorin zviceran, nuk tha ti ketë kërkuar falje, por, tha se deklarata e tij për ambasadorin është nxjerrë nga konteksti. “Ministri Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në komunikatën e zyrës së ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal lekaj. Marrë nga Deutche Welle.com

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasadori zviceran ne kosove pal lekaj ambasadori zviceran ne kosove pal lekaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni