Politike

Mbështetja e Zaev për Ramën, reagon Vetëvendosje, Abazi: Pse mediat dhe PS nuk u shqetësuan për “ndërhyrjen”në fushatë?!

Abazi pyet se pse ndodhi e kundërta kur Albin Kurti mbështeti tri kandidatët e VV në Shqipëri. 
Featured image of article: Mbështetja e Zaev për Ramën, reagon Vetëvendosje, Abazi: Pse mediat dhe PS nuk u shqetësuan për “ndërhyrjen”në fushatë?! Bojken Abazi dhe Zoran Zaev

TIRANË- Boiken Abazi, drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe kandidat në zgjedhjet e 25 prillit, ka ngritur shqetësimin se përse mediat dhe Partia Socialiste nuk reaguan për ndërhyrjen e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në zgjedhjet në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Abazi pyet se pse ndodhi e kundërta kur Albin Kurti mbështeti tri kandidatët e VV në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË: 

Përfaqësuesit dhe satelitët mediatikë të Partisë Socialiste nuk u shqetësuan për “ndërhyrjen” e Zaevit në fushatën zgjedhore në Shqipëri, por u “shqetësuan” shumë për vizitën e Albin Kurtit në mbështetje të tre kandidaturave tona në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër. Hipokrizia në këtë rast rikonfirmon faktin se hallin nuk e kanë te “ndërhyrja”, por vetëm te pushteti. Halli i madh i tyre është se modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është frymëzues dhe motivues për qytetarët dhe i nxjerr pushtetet në Shqipëri lakuriq në shëmtinë e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jo më larg se dje, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev apeloi që minoriteti maqedonas në Shqipëri, të votojë mikun e tij, kryeministrin Edi Rama.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment